7 sekretet që i bënë këta sipërmarrës milionerë - Business Magazine Albania

7 sekretet që i bënë këta sipërmarrës milionerë


Këta 7 sipërmarrës shumë të suksesshëm dhe anëtarë të “the Oracles”, ndajnë disa këshilla shumë të rëndësishme që i ndihmuan ata të mbyllin marrëveshje miliona dollarëshe. Këshillat e tyre do iu kursejnë vite të harxhuara kot dhe do iu ndihmojnë të pasqyroni suksesin e tyre.

1. Krijoni një bazë të fortë

Nëse rrisni kapitalin, së pari kërkoni këshilla nga investitorë. Kjo është një mënyrë e zgjuar për të shmangur refuzimin dhe të mësoni sesi të përmirësoni pitchin tuaj. Përmbushni qëllimet e kompanisë suaj, kthehuni me një pitch të përmirësuar dhe më pas  bëni investimin tuaj (neve na u deshën gati tre vjet që nga takimi i parë).

Këtu janë disa mësime të vështira që kemi mësuar. Së pari, mos premtoni se do të rrisni kapitalin brenda një date të caktuar; do të dukeni si një dështim nëse nuk e mbyllni marrëveshjen në kohë. Së dyti, shmangni nevojën për kapital. Investitorët ironikisht duan të investojnë në kompanitë që pavarësisht të gjithave të kenë sukses. Së treti mos rrisni para kohe kapitalin. Rrisni kompaninë tuaj sa më shumë të jetë e mundur vetë; do të mësoni shumë mësime të rëndësishmë dhe sesi t’i impelmentoni ato. Më e rëndësishmja, do keni kohë të mësoni sesi të reduktoni shpenzimet e panevojshme. –Melanie Perkins, bashkë-themeluese dhe CEO e Canva, e cila sapo dyfishoi vlerën e kompanisë së saj për rreth 345.000.000 $.

2. Duhet të pëlqeheni

Një këshilltar i financave më tha një here: “Shumica e marrëveshje janë bërë në fushën e golfit. “Njerëzit bëjnë  biznes me ata që pëlqejnë. Ju duhet të jeni i këndshëm: Ju duhet të jeni mjeshtër i leximit të çdo lloj personaliteti. A janë ata persona të hapur apo introvertë? Çfarë i motivon? Fitimi financiar? Liria? Statusi? Nëse për shembull negocioni me Kinën, është e sjellshme të flisni një gjuhë që ata kuptojnë. Njerëzit tërhiqen shumë nga personaliteti juaj.  Unë kam bërë para online në biznes konvencional duke u kujtuar njerëzve vlerat e tyre dhe duke treguar se si unë e mbështes botëkuptimin e tyre –Tai Lopez, investitor dhe këshilltar për shumë biznese multimilionëshe, i cili ka ndërtuar një perandori online.

3. Mësoni sesi të shisni para se të jetë shumë vone

Mësoni sesi të shisni tani. Në një vit, unë shita programe me vlerë rreth 2.7 milionë $ me anë të telefonit – pasi më në fund mësova teknikat e shitjes. Kjo ndoshta më kushtoi 20 milionë $ të ardhura të humbura nga shitjet e humbura në të 30 e mia. Edhe në qoftë se ju mendoni se nuk ju pëlqejnë shitjet dhe ju bëjnë të ndiheni jo komodë, mësoni gjithsesi.  Shitjet janë një gjë e madhe. Merrni një këshilltar për t’iu trajnuar. Mësoni sesi të praktikoni teknikën e shitjes. Ju mund të ndihmoni klientët të zgjidhin problemet e tyre dhe të marrin masa. Kur ju të stërvisni trurin dhe të ndiheni mirë në lidhje me shitjet atëherë do të bëni miliona dollarë. – James Swanwick, sipërmarrës, autor dhe CEO i Swanwick Sleep dhe 30-Day No Alcohol Challenge.

4. Limitoni ekspozimin në vetëm 20% të aseteve tuaja

Ekspozimi ndaj çdo projekti duhet të kufizohet në 20% të aseteve të dikujt. I kam parë njerëzit të bëjnë 10 transaksione dhe nëntë prej tyre të jenë fitimprurëse, por i fundit transaksion merr nga gjithë fitimet e nëntë të tjerëve. Dhe, ky një transaksion ishte sa të nëntë të tjerët për gjithë kompaninë. –Roy McDonald, themelues dhe CEO i OneLife.

5. Rrisni fuqinë e kapitalit njerëzor duke krijuar sisteme

Gjithmonë rrisni kapitalin njerëzor në mënyrë që të shumëfishoni kohën dhe prodhimin tuaj. Unë nuk shkruajtur asnjë rresht të vetëm kodi, por punonjësit e mi kolektivisht kanë shkruajtur miliona rreshta kodi për të ekzekutuar projektet e mia. Ndërsa ata janë paguar disa dollarë për orët që kanë punaur, unë jam paguar me miliona për projektet që ata ndërtojnë. I  kam vënë proceset në vend që të punësuarit e mi i ndjekin. Nuk e vizitoj zyrën time për muaj, sepse jam shumë i zënë duke jetuar jetën, ose duke udhëtuar nëpër botë.  –Evan Luthra, CEO i EL Group International.

6. Krijoni një mënyrë të parashikueshme për të kryesuar

Mos u mbështesni te fati. Shoh që shumica e bizneseve mbështeten te marrëdheniet, networking, propozimet dhe referimet e ardhshme. Unë ndërtova një biznes multimilionë-dollarësh me këtë. Pastaj ai dështoi.  Nëse ju nuk keni një mënyrë të parashikueshme për të gjeneruar një shembull, aftësia juaj për t’u rritur shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme do të jetë e vështirë.  Mu desh të merrje rreth 726,000 $ borxh për të mësuar rrugën e vështirë. Nëse nuk keni një automatizim për të kryesuar ndër breza, atëherë nuk keni një biznes, por thjesht një hobi. –Scott Oldford, themelues i Infinitus.

7. Vendosni njeriun të parin

Dikur, harxhoja shumë kohë duke folur për marrëveshjen dhe jo duke folur me njerëzit që qëndronin pas kësaj marrëveshjeje. Kur mësova diferencën që të gjitha marrëveshjet janë njerëzit dhe njerëzit kanë rëndësi, mësova të fokusohesha në të ardhurat e tyre dhe vendosa personin të parin. Vitet që humba, marrëveshjet që humba, objektivat që mund të përmbushja, të gjitha këto janë gjëra që do mund t’i shmangia vetëm duke vendosur nevojat e njeriut të parat. – Neil Twa, bashkë-themelues i eCom Pro Academy.

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0