7 arsyet për t'iu bashkuar një rrjeti profesionistësh - Business Magazine Albania

7 arsyet për t’iu bashkuar një rrjeti profesionistësh

~7 minuta lexim


Ashtu siç nuk e bën dot një rrjet social, një komunitet i organizuar i njerëzve me ‘afinitet të mendjeve’ të lejon që të futesh në rrjet për t’u lidhur dhe për të fituar kapital social më shpejt dhe më me efektivitet. Kështu që, nuk habitemi nëse 92 % e individëve nën moshën 40-vjeç besojnë se një organizatë profesionale i pajis me një eksperiencë të vlefshme.

Këtu janë 7 arsyet se pse duhet t’i bashkoheni një komuniteti të biznesit:

1. Mbështetja nga kolegët ‘e kalitur’

Një avantazh kryesor që lidhet me integrimin në këto komunitete është të kesh akses te profesionistët me përvojë të gjatë që kanë parë shumë gjëra dhe kanë ca histori suksesesh shumë interesante për të ndarë. Jo vetëm që këta mentorë kanë për të dhënë këshilla të vlefshme mbi strategjitë më të mira të vërtetuara në realitet, por njohin shumë më tepër njerëz se ç’njeh ti dhe zakonisht janë të gatshëm për t’ju shtuar edhe juve në burimet e tyre njerëzore. Vetëm kjo përbën mjaftueshëm arsye për t’iu bashkuar komunitetit.

2. Një skuadër e menaxhimit të komunitetit

Një tjetër benefit i madh t’i përkasësh një komuniteti shumë mirë të menaxhuar, është aksesi në ekipin e menaxherëve të komunitetit të profesionistëve. Psh, skuadra e mentorëve të YEC të lidh ty me me burimet e bizneseve serioze dhe bën një prezantim të ngrohtë për ty, duke e bërë atë një nga komunitetet më të lakmuara sot për sipërmarrësit. Levo është një organizatë tjetër në mënyrë të veçantë për profesionistët e rinj , me një komunitet që ka një angazhim të lartë dhe një skuadër të dedikuar për të ndihmuar të bësh përpara në karrierën tënde.

3. Aksesi në rrjetin e shërbimeve dhe të shitësve me zbritje

Nëse po nis një biznes, duhet t’i kuptosh vetë të gjitha proceset që nga listëpagesat, sigurimet dhe deri te marketingu. Fatmirësisht, shumë komunitete mund të të ndihmojnë për të patur akses në atë që ju nevojitet, zakonisht me një çmim më të ulët. Të bësh pjesë në një komunitet si FounderSociety të mundëson aksesin në rrjetin e shitësve që ofrojnë çmime më të ulëta zakonisht me zbritje të madhe për volume të mëdha. Madje ata kanë një skuadër këshillimi biznesi që dedikohet për të të ndihmuar në optimizimin e shpenzimeve të tua.

4. Networking i duhur

Mund të jetë edhe arsyeja e vetme, sidomos tani. Sot biznesmenët harxhojnë një kohë të konsiderueshme duke udhëtuar dhe punuar në distanca të largëta. Midis euforisë së punës, harrohet vlera që kanë proceset e shoqërizimit dhe mbështetja e kolegëve. Komunitete si YEC dhe Summit ofrojnë si evente konkrete ashtu edhe lidhje personale (online dhe offline) për liderat e industrisë që mendohet se do të ndihmojnë në rritjen e biznesit tënd.

5. Fuqia në numra

E ndërsa të jesh sipërmarrës mund të jetë ekzaltuese, por është edhe sfiduese, kështu të ndihmon të kuptosh se ke mbështetjen e një komuniteti të tërë. Nëse të duhet të formosh një koalicion për të sfiduar rregullatoret e industrisë ose të duhet thjesht dikë për ta dëgjuar, të kesh kolegë që të mbështesin është kritike. Me YEC, ke një sfidë ose një nevojë për biznesin, mentorët e tyre do të të lidhin me personat e duhur për të të ndihmuar. Një shembull tjetër është StartupGrind, e cila sot operon në 150 qytete dhe 65 vende të botës dhe ka asistuar qindra sipërmarrës duke lidhur njerëzit e duhur në kohën e duhur.

6. Ekspozim ndaj shembujve dhe markave

Shumë komunitete gjithashtu ofrojnë mjete marketing dhe të marrëdhënieve me publikun që mund t’i shfrytëzosh për të gjeneruar avantazhe dhe shkëmbime. Për shembull, CoachesForum i pozicionon anëtarët e tij si liderë të menduar të së ardhmes nëpërmjet një programi personal branding, zhvillimit të faqeve personale të internetit dhe opurtuniteteve që sjell ekspozimi ndaj medias-çfarë ju ofroni profesionalisht mund të jetë e duhur për ta, dhe anasjelltas.

7. Vëmendja në Industrinë e Medias

Është e thjeshtë që të merresh me operacionet e përditshme, të menaxhosh situata kritike dhe t’i dedikohesh biznesit tënd aq sa të marrësh frymë për të. Sido që të jetë, kështu kupton se kjo gjë po të shkëput nga ajo se çfarë ndodh rreth biznesit tënd, përfshirë këtu edhe evente dhe ngjarje të reja që kanë impakt mbi industrinë ku operon ose mjedisin e bzinesit në përgjithësi. T’i bashkohesh një komuniteti të mirëfilltë të kuruar të mban të harmonizuar me atë se çfarë po ndodh dhe që mund t’i shërbejë biznesit tënd, dhe ideve që mund të ndryshojnë strategjinë tënde ose perceptimin mbi atë se çfarë duan dhe këkojnë konsumatorët e tu.

Ka një ndjenjë sigurie, mbështetje dhe inspirimi që vjen si rezultat i bashkëpunimit dhe i shkëmbimit të eksperiencave me një grup ‘shokësh’ në industrinë tënde, kolegësh dhe mentorësh, diçka që rrjetet sociale të vetme nuk mund dhe nuk do ta zëvendësojnë dot.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Suksesi është përbërja e vogël e përpjekjeve të përsëritura çdo ditë.”
— Robert Collier
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0