6 arsye pse vjeshta është periudha më e mirë për të udhëtuar - Business Magazine Albania

6 arsye pse vjeshta është periudha më e mirë për të udhëtuar


Vjeshta po vjen me peizazhin mahnitës, motin e butë dhe me ushqimet karakteristike.

Lexoni: Arsyet përse duhet të udhëtoni, ndërkohë që jeni ende të rinj

Por a e dini se vjeshta është gjithashtu një nga periudhët më të mira të vitit për të udhëtuar?

Më pak turma njerëzish, çmime më të ulëta dhe një sërë festivalesh, këto janë ndër arsyet pse duhet të paketoni çantat tuaja këtë vjeshtë.

Moti është i butë

Nxirrni trikot, sepse moti në vjeshtë është i përkryer për të eksploruar, qoftë në qytet apo në ndonjë park kombëtar. Jo shumë nxehtë, por as shumë ftohtë, ju mund të eksploroni atë që ua do zemra në një klimë të rehatshme. Nuk do t’iu duhet të shqetësoheni për asgjë. Një fitore e vërtetë.

Udhëtimi është më i lirë

Për udhëtarët me një buxhet të caktuar, vjeshta është një nga periudhat më të lira të vitit për të udhëtuar. Teknikisht “jashtë-sezonit”, të dyja qoftë fluturimet dhe hotelet janë përgjithësisht më të lira në vjeshtë sesa gjatë verës apo gjatë festave.

Destinacionet më të kërkuara janë më pak të mbushura me njerëz

Udhëtimi në vjeshtë do të thotë të shmangësh turmat e verës, pasi fëmijët kthehen në shkolla dhe shumë kalojnë ditët e pushimeve të tyre në udhëtimet verore. Kjo do të thotë që ju mund të harroni për të bërë rezervime për darkë apo të kaloni në rrugë të mbushura me turistë të tjerë që kërkojnë të bëjnë sa më shumë foto për të kapur pamje të ndryshme.

Lexoni: 8 FOTO, TË CILAT DO IU BËJNË TË PAKETONI ÇANTAT DHE TË UDHËTONI NË SHQIPËRI

Pamja me gjethet shumë-ngjyrëshe është mahnitëse

Vjeshta është një kohë e bukur për të udhëtuar falë gjetheve që ndryshojnë. Merrni me qera një kabinë në mal, bëni një udhëtim të gjatë, ose qëndroni në një fshat piktoresk ku mund të shijoni hije të ndritshme të së kuqes, të verdhës dhe portokallisë.

Zhvillohen shumë festivale të mëdha

Vjeshta sheh shumë festime epike në mbarë botën, si Oktoberfest, Diwali (Festivali i Dritave), Java e modës në Londër, Halloween dhe Dia de los Muertos (Dita e të vdekurve).

Ushqimi sezonal është i mrekullueshëm

Kuzhina e vjeshtës është një kategori më vete. Sezoni i pikut për mollët, dardhat, kungujt dhe patatet e ëmbla. Vjeshta mund të jetë periudha më e mirë e vitit për verë dhe darka. Nëse ju jeni jashtë duke marrë mollë, apo duke ngrënë në një restorant sezonal, është e sigurtë që do bini në dashuri me këto pushime.

Lexoni: Udhëtimet e njerëzve në Mars pritet të jenë realiteti i 2024-ës

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0