Arratisje dimri… ski, borë dhe aventurë mes maleve ballkanike. Çfarë të zgjedhim? - Business Magazine Albania

Arratisje dimri… ski, borë dhe aventurë mes maleve ballkanike. Çfarë të zgjedhim?

Pushimet e verës i presim të gjithë: ëndërrojmë diell, plazh dhe arratisje nga rutina e përditshme. Por kur muajt e ftohtë afrohen, mendja nis të fluturojë drejt një tjetër peizazhi; jo më rërë dhe diell, por borë që shkëlqen nën dritën e dimrit, male të mbuluara dhe ditë të bardha që të ftojnë të në adrenalinë.

E mira? Nuk ka nevojë të fluturosh mijëra kilometra për të përjetuar këtë mrekulli. Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi ofrojnë stacione dimërore që përputhen me çdo nivel: për fillestarët, për familjet, për ata që kërkojnë natyrën e egër dhe për adhuruesit e sporteve dimërore. Në këto male, dimri nuk është thjesht një stinë…është një arratisje e prekshme, e afërt dhe e mundshme për të gjithë.

Një ditë në Dardhë

Në Shqipëri, për ski me buxhet të arsyeshëm, Dardha është një alternativë e dashur për vizitorët lokalë dhe turistët. Atje ndodhet zona e skijimit në Ski Pista Bigëll – Dardhë, e vendosur në lartësi nga 1 585 deri në 1 663 metra mbi nivelin e detit. Zona ka gjithsej rreth 1.3 km pistë, prej të cilave 0.9 km janë pistë e lehtë dhe 0.4 km e mesme. 

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0