Lea Ypi: 2026-ta …viti që mund të jetë! - Business Magazine Albania

Lea Ypi: 2026-ta …viti që mund të jetë!

Çdo dhjetor në vitet e fundit, më rikthehet në mendje koha kur Jeremy Corbyn, atëherë lider i Partisë Laburiste opozitare në vendin tim të adoptuar, Mbretërinë e Bashkuar, citonte nga një fjalim për Vitin e Ri që kishte një tingull të njohur. “Ky vit do të jetë më i vështirë se viti i kaluar.” Fjalët e Corbyn-it më vinin në vesh familjare sepse ai po citonte Enver Hoxhën, udhëheqësin famëkeq komunist të vendit tim të lindjes, Shqipërisë, i cili shtonte: “Nga ana tjetër, do të jetë më i lehtë se viti tjetër.” Ky koment shkaktoi bujë, disa e panë si dëshmi se Laburistët ishin kthyer në një kult marksist, ndërsa të tjerë kritikuan mungesën e ndjeshmërisë ndaj traumave të hapura nga e kaluara komuniste e Shqipërisë.

Nën “xhaxhin Enver”, Shqipëria e pjesës më të madhe të fëmijërisë sime ishte një nga vendet më të izoluara në botë, e ndarë si nga Lindja “revizioniste”, ashtu edhe nga Perëndimi “imperialist”. Ajo jetonte në një kapsulë kohe, një realitet i ashpër i formësuar nga besnikëria, propaganda, survejimi dhe shtypja e mendimit ndryshe. Përceptimi i së ardhmes ishte i formuar nga mitet e kaluara për sakrifica heroike dhe vetë-mjaftueshmëri, të ngulitura në teori komploti për agresion të huaj të menjëhershëm.

Çdo Vit i Ri sillte paranoja të reja, mungesa të reja, masa disiplinore të reja, thirrje të reja për durim. Investimi i vetëm i qëndrueshëm që bënte shteti ishte në bunkerë. Si mund të krahasohej kjo me atë që po ndodhte në Perëndim?

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0