Dyqan Taxi është dyqani më i madh i shitjeve online në Shqipëri, me një larmi artikujsh të cilat shtohen dita-ditës.
Ata janë të pranishëm në treg që prej datës 11.11.2011 dhe që atëherë janë zgjeruar çdo ditë e më shumë.
Këtë e tregoi dhe prezantimi i bërë nga dy drejtuesit, Valer Pinderi dhe Altin Luli. Ata na treguan se si i kishte patur fillesat kompania në tregun shqiptar, sa e vështirë ishte të përballej me njerëzit të cilët nuk kanë ende besimin e mjaftueshëm në blerjet online dhe se si kjo kishte ndryshuar përgjatë këtyre 5 viteve.
Ata gjithashtu treguan vizionin që kishin për të ardhmen për të qenë zgjedhja e parë e të gjithëve në fushën e blerjeve online në kategoritë e produkteve që ata ofrojnë, si dhe disa synime që kishin vendosur të arrinin deri në vitin 2018.
Këtu mund të permendim dyfishimin e kapacitetit të publikimit dhe promovimit të produkteve të reja deri në Maj 2017, shtimin e numrit të vizitorëve në faqen online, hapjen e 5 pikave të reja në të gjithë Shqipërinë gjatë vitit të ardhshëm etj.