5 të vërteta rreth angazhimit të punonjësve që askush nuk dëshiron t'i dëgjojë - Business Magazine Albania

5 të vërteta rreth angazhimit të punonjësve që askush nuk dëshiron t’i dëgjojë

Punonjësit e angazhuar janë pjesa e shenjtë e suksesit të biznesit. Është e qartë se sa më të angazhuar të jenë njerëzit tuaj, aq më mirë do të jetë kompania juaj.

Në këtë artikull ju sjellim 5 të vërteta në lidhje me angazhimin e punonjësve që duhet të dini nëse dëshironi të krijoni ekipe të angazhuara dhe të kuptoni përfitimet.

Gati dy të tretat e punonjësve në organizatën tuaj janë të paangazhuar

Hapi i parë në rrugën drejt rimëkëmbjes është të pranosh që ke një problem. Megjithatë, shumica e kompanive nuk besojnë se kanë një problem. Ata pretendojnë se kompanitë e tyre po arrijnë qëllimet dhe se performanca është në përputhje me mesataren e tyre për sektorin e tyre. Por, çdo vit, Gallup zhvillon një sondazh angazhimi që tregon se, mesatarisht, 64% e punonjësve janë të paangazhuar. Shanset janë, nëse nuk jeni numri 1 në sektorin tuaj, gati dy të tretat e stafit tuaj janë të paangazhuar. Jo vetëm kaq, por 15% janë të paangazhuar në mënyrë aktive. Me fjalë të tjera, nëse biznesi juaj do të ishte varkë, përafërsisht çdo dy individë që po vozisin fort drejt qëllimeve tuaja, një punonjës po vozit në drejtimin e kundërt dhe pjesa tjetër janë vetëm pasagjerë.

Imagjinoni përfitimet nëse të gjithë do të vozisnin në të njëjtin drejtim.

Shumica e parave të shpenzuara për angazhimin e punonjësve shkojnë kot

Çdo vit, kompanitë po shpenzojnë miliarda në programet e angazhimit të punonjësve. Megjithatë, shifrat e angazhimit mbeten të njëjta. Kjo ndodh sepse këto programe trajtojnë simptomat dhe jo shkaqet rrënjësore aktuale. Ata mund të kenë një përmirësim të përkohshëm, por me kalimin e kohës ndikimi i tyre zbehet. Përmirësimet e qëndrueshme vijnë përmes ofrimit të mundësive për njerëzit, zhvillimit të aftësive të tyre dhe sigurimit të reagimeve pozitive dhe njohjes për përpjekjet e tyre. Megjithatë, rrallë i shohim këto gjëra të përfshira me programet.

Lexoni: Si kjo vajzë 8 vjeçare shiti më shumë se 32’000 kuti me biskota?!

Nuk janë punonjësit ata që janë përgjegjës për mos angazhimin

Është kaq e lehtë të fajësosh punonjësit për mungesën e angazhimit, dhe duke qenë se shumica e programeve u drejtohen punonjësve, do të ishte e drejtë të supozohet se pikërisht këtu qëndron problemi sipas shumicës së kompanive dhe departamenteve të burimeve njerëzore.

Por sipas Gallup, menaxherët janë ata që kanë ndikimin më të rëndësishëm në angazhim, duke përbërë rreth 70% të ndryshimeve në rezultatet e angazhimit të punonjësve. Të mos harrojmë se menaxherët kanë ndikim të drejtpërdrejtë në ekipet e tyre, pasi shumica e punonjësve largohen nga menaxherët dhe jo nga kompanitë. Për shkak se menaxherët janë përgjegjës për rezultatet, angazhimi i shtuar do të ndihmojë në dhënien e rezultateve. Angazhimi duhet të jetë qëllimi kryesor i një menaxheri sepse pasi të arrihet kjo, gjithçka tjetër do të rrjedhë vetë.

Menaxherët janë më pak të angazhuar se punonjësit

Sfida e madhe është se menaxherët janë edhe më pak të angazhuar se punonjësit. Në një sondazh të vitit 2015 nga Gallup, rezultatet treguan se 65% e menaxherëve janë të paangazhuar. Realiteti është se menaxherët e paangazhuar nuk do të krijojnë kurrë punonjës të angazhuar. Kompanitë do të bënin shumë më mirë nëse programet e tyre do të fokusoheshin në krijimin e udhëheqësve dhe menaxherëve të angazhuar, pasi kjo do të ndihmojë më pas në zhvillimin e një kulture të angazhimit.

Pa fuqizim, angazhimi është i padobishëm

Problemet tuaja nuk përfundojnë vetëm sepse keni një ekip të angazhuar. Ekipet tuaja duhet të fuqizohen dhe angazhohen. Kur grupet janë të angazhuara, ata dëshirojnë të arrijnë rezultatet dhe qëllimet që janë vendosur për ta. Por kur ata fuqizohen, ata kanë burimet dhe mjetet e nevojshme për të arritur rezultatet. Kjo u lejon atyre të kenë besimin se mund të jenë të suksesshëm dhe do të ndihmojë në ndërtimin e një vetësigurie të pandalshme.

Angazhimi pa fuqizim është si të kesh një motorr të fuqishëm që nuk është i lidhur me rrotat. Dëshira është atje, por aftësia mungon. Kjo do të çojë në zhgënjim, demotivim dhe në fund, mos angazhim.

Vetëm kur i pranoni, kuptoni dhe trajtoni këto të vërteta, do të jeni në gjendje të krijoni programe që fokusohen në zhvillimin e menaxherëve tuaj, angazhimin e tyre dhe krijimin e ekipeve të fuqizuara. Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të krijoni një kulturë me performancë të lartë që jep sukses të qëndrueshëm.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0