Si kjo vajzë 8 vjeçare shiti më shumë se 32'000 kuti me biskota?! - Business Magazine Albania

Si kjo vajzë 8 vjeçare shiti më shumë se 32’000 kuti me biskota?!

kuti me biskota

Njihuni me Lilly Bumpus.

Lilly është vetëm 8 vjeç. Dhe ajo ka shitur më shumë se 32,000 kuti biskotash këtë vit. Lilly mban rekordin e vetëm një sezoni për shitjen e biskotave të Girl Scout.

“Ajo nuk i pëlqen që dikush t’i thotë asaj se diçka është e pamundur.” tha nëna e Lilly, Trish Bauer, për Mercury News..\

Shitja e mbi 32,000 kutive të biskotave është një punë monumentale edhe për shitësin më me përvojë, kështu që ju me siguri po pyesni veten: Si e arriti këtë një fëmijë 8-vjeçar, veçanërisht kur shumica e shitësve përpiqen të arrijnë kuotat e tyre? Nuk ka asgjë magjike këtu. Lilly bëri katër gjëra të thjeshta, por të fuqishme për të arritur këtë nivel shitjeje; gjëra që çdo shitës i çdo moshe që punon në çdo kompani, gjithashtu mund t’i bëjë.

Për të filluar, ajo ka një histori bindëse. Lilly është një e mbijetuar nga kanceri. Kështu historia e saj u ndërtua rreth kancerit të fëmijërisë. Ajo u zotua të dhurojë pjesën më të madhe të parave të grumbulluara duke shitur biskota për të mbështetur kërkimet për kancerin e fëmijërisë. Ajo gjithashtu dhuroi mijëra kuti biskota për spitalet dhe personat e pastrehë.

Kush nuk do të blinte nga dikush, veçanërisht një fëmijë, me këtë lloj historie? Sigurisht, historia juaj nuk duhet të jetë kaq ekstreme. Dhe askush nuk thotë që ju duhet t’i dhuroni të ardhurat tuaja për bamirësi siç ka bëtë Lilly (megjithëse dhurimi i një pjese është një ide e mirë). Por ju duhet të keni një histori pas produkteve që shisni dhe organizatës që përfaqësoni. Cila është historia juaj? Si po e ndryshoni botën? Si mund të ndihet mirë një klient duke blerë nga ju?

Lexoni: Ja cila është gjëja më e rëndësishme për të jetuar një jetë të lumtur, sipas psikologëve

Lilly gjithashtu ka një organizim mbresëlënës. Kjo sepse askush, veçanërisht një fëmijë 8-vjeçar, nuk mund të shesë vetëm në këtë nivel. Ajo regjistroi familjen e saj dhe shumë vullnetarë në përpjekjet e saj. Ajo u mbështet në “trupat” e saj dhe Fondacionin Team Lilly, i cili përbëhet “kryesisht nga të mbijetuarat nga kanceri, vajzat që ende luftojnë sëmundjen ose vajzat që kanë humbur një të dashur për shkak të luftës”, sipas Mercury News. Shumë në komunitet ofruan për të ndihmuar Lilly të shiste biskota. Shitësit kanë nevojë për organizata si kjo sepse shitja nuk është një përpjekje solo.

“Lilly ka qenë gjithmonë e bekuar me komunitetin e mbështetësve që kishte me të,” tha nëna Bauer.

Lilly është gjithashtu duke shitur në shekullin e 21 -të, kjo është arsyeja pse ajo shfrytëzoi ndjeshëm marketingun në internet dhe mediat sociale. Ndërsa vajzat e tjera skautiste lëviznin nëpër lagjet e tyre duke u përpjekur të shisnin biskota derë më derë gjatë pandemisë, Lilly u mbështet në mjetet e e-commerce. Ajo gjithashtu postoi përditësime të shpeshta në faqet e saj në Facebook dhe Instagram, ku ka një numër të kombinuar prej gati 200,000 ndjekësosh. Si rezultat, ajo shiti biskota për klientët e uritur në të 50 shtetet, si dhe në Kanada, Mbretërinë e Bashkuar, Spanjë, Egjipt, Paris, Romë dhe kudo tjetër në botë përveç Afrikës.

Çdo shitës i suksesshëm do t’ju tregojë se të shesësh është një process i gjatë, i vështirë dhe shpesh zhgënjyes. Shumë orë kalohen duke ndenjur kot. Lilly dhe prindërit e saj shitën para orarit të shkollës dhe pas orarit të shkollës. Ajo shiste në internet, postonte mesazhe në mbrëmje dhe bënte përditësime në kohë reale në Facebook pothuajse çdo ditë. Ajo ngriti një stendë jashtë shtëpisë së saj nga mëngjesi në darkë. Ajo shiti biskotat e Girl Scout gjatë periudhës dy mujore të lejuar nga organizata. Pse?

“Unë thjesht doja të isha frymëzuese,” tha Lily. “Unë doja të ndihmoja.”

Pra ja ku e keni. Një histori bindëse. Një organizatë mbështetëse. Një angazhim online. Një etikë e punës së palodhur. Kështu shet 32,000 kuti me biskota Girl Scout. Ose çfarëdo tjetër që kërkoni të shisni.

/entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0