5 rregulla suksesi nga Richard Branson - Business Magazine Albania

5 rregulla suksesi nga Richard Branson

rregulla suksesi

Jetët e sipërmarrësve të mëdhenj nuk kanë qenë një rrugë e drejtë. Në sfidat e tyre, ata kanë nxjerrë mësime, ose kanë vijuar të gabojnë derisa e kanë mësuar leksionin. Më poshtë ju sjellim disa rregulla suksesi që ndan me audiencën shefi ekzekutiv i Virgin Group, Richard Branson.

Në librin e tij “The Virgin Way”, Branson rendit rregullat e tij, nga të cilat ju sjellim Top 5 të tyre.

1. Besoni te biznesi juaj

“Të kesh besim të zjarrtë në biznesin tënd dhe objektivat personalë përbën të gjithë diferencën ndërmjet suksesit dhe dështimit. Nëse nuk jeni krenarë për atë që bëni, a ka arsye të jetë dikush tjetër për të?” – shkruan ai.

2. Argëtohuni

Branson thotë, se zemra e cila bashkon të gjitha kompanitë e shpërndara nga njëra-tjetra nën brandin Virgin është dedikimi ndaj argëtimit.

“Të argëtohesh është një nga ingredientët më jetëgjatë dhe që nuk duhet nënçmuar në çfarëdo sipërmarrje të suksesshme. Nëse nuk po merrni pak kohë për t’u argëtuar, atëherë është mundësisht momenti për të hequr dorë dhe të provoni diçka tjetër.”

Ndonjëherë shakatë e tij kanë shkuar shumë larg! Njëherë u arresta në vitet ’90 për një shaka ndaj një partneri biznesi, e cila nuk shkoi ashtu siç duhej. Por Richard nuk pendohet.

Ai rekomandon të thyeni barrierat në hierarkinë e biznesit tuaj, nëpërmjet festave dhe eventeve të ndryshme në mënyrë që punonjësit të ndihen komodë dhe të gjenerojnë ide të reja.

3. Don’t give up – MOS hiq dorë

Me sfidat e vështira do të vijnë edhe dështimet.

Dështime totale ka parë ‘Virgin Cola’ dhe të tjera si megamarketet Virgin, por Richardit i është dashur gjithashtu të menaxhojë edhe katastrofa të tilla si përplasja e nëntorit të vitit të kaluar të ‘Virgin Galactic’ gjatë fluturimit provë, në të cilin ndihmës piloti humbi jetën ndërsa piloti pësoi dëmtime të rënda.

Në kohën e tragjedisë së Virgin, eksperti i njohur i manaxhimit të krizave, Jeff Elle, tha për Business Insider që Branson është një “komunikues i fortë. Ai e dinte se duhet të mbante barrën e përgjegjësisë dhe këtë bëri. Ai ishte i qartë, solid dhe i besueshëm.”

Jo të gjitha bastet rezultojnë në një sukses të madh, por kjo, jo vetëm që nuk do të thotë që të mos provoni, por as që të mos dorëzoheni me tentativën e parë pas një dështimi.

Lexo: Richard Branson bën një hap me kompaninë e tij hapësinore që askush tjetër nuk e ka bërë

4. Dëgjoni më shumë dhe flisni më pak

Ndërsa u rrit me disleksi, Branson zhvilloi zakonin e të shkruarit të gjërave gjithmonë në mënyrë që mund t’i mbante mend. Është një praktikë që thotë që e aplikon që nga fëmijëria e tij, kështu që ai nuk shkon askund pa një bllok fizik. Ai thotë se blloku i shënimeve është bërë mjeti i tij sekret i biznesit pasi shënon vazhdimisht atë që thonë të tjerët, përveç asaj që sapo i vjen një ide e re e hedh direkt në letër.

5. Krijo mundësi për kohë ndaj vetes duke deleguar përgjegjësi

“Arti i delegimit është një nga nga aftësitë kyçe që një sipërmarrës duhet të zotërojë,” shkruan Branson. Liderat më të suksesshëm e dinë se nuk kanë kohën ose kapacitetet e mësimit për t’u dalluar në çdo aspekt të kompanisë së tyre ndaj ata punësojnë njerëz për t’u kujdesur për gjërat të cilat nuk janë të zotë ose që nuk duhet të harxhojnë kohë me to.

“Ju jep mundësi të shpenzoni kohë me familjen tuaj, më e rëndësishmja nga gjithçka,” thotë ai.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0