5 pyetje që duhet të bëni kur emërtoni biznesin tuaj

5 pyetje që duhet të bëni kur emërtoni biznesin tuaj



Keni menduar të nisni një biznes, por jeni në mëdyshje për emrin e tij. Ne ju sjellim 5 pyetje që duhet t’i bëni vetes tuaj, përpara se të caktoni një emër.

  1. A duhet të tregojë emri i kompanisë time llojin e biznesit?

Shikoni se sa biznese kanë emra të përbërë. Disa emra mund të duken të lezetshëm, të modës ose kanë kuptimin personal për themeluesin. Por, jo nëse emri tërheq vëmendjen e klientëve dhe ndërtimin e një marke.

Lexo: Disa lloje biznesi që mund t’i zhvilloni pas orarit të punës

  1. A do të më duhet të shpenzoj para për reklama për t’i ndihmuar klientët që ta shoqërojnë kompaninë me produktet ose shërbimet që unë ofroj?

Në qoftë se nuk keni kapital të konsiderueshëm në dispozicion, mos zgjidhni një emër që do të kërkojë të shpenzoni disa para në reklama, duke ndihmuar klientët e mundshëm të lidhin emrin e biznesit tuaj me atë që ofroni. Këto para harxhohen më mirë duke theksuar problemet që zgjidhni, përfitimet që ju ofroni dhe nevojat që ju plotësoni.

  1. A dua që biznesi im të jetë një reflektim për mua?

Ju pasqyroni biznesin tuaj, veçanërisht gjatë fazës së fillimit: Aftësitë tuaja, përvoja dhe reputacioni kanë rëndësi. Por, ndërsa biznesi juaj rritet, ju bëheni më pak të rëndësishëm. Ju nuk mund të bëni gjithçka. Në fund të fundit, biznesi juaj bëhet më i madh se ju, marka juaj bëhet shuma e punonjësve, sistemeve dhe produkteve tuaj.

Nëse planifikoni që biznesi juaj të zhvillohohet, vlerësoni një emër përtej jush.

  1. A mundet që biznesi im të tejkalojë emrin e tij?

Sigurisht mund të kapërceni çdo kufizim gjeografik, produkt ose shërbim në emrin e biznesit tuaj. Pse ta rrezikoni atë? Një emër specifik mund të kërkojë bërjen e një ndryshimi ndërsa zgjerohet kompania juaj.

Lexo: Përmirësoni ecurinë e biznesit duke përdorur këto strategji

  1. A është emri i biznesit tim në dispozicion?

Ka qindra mijëra biznese në punë dhe rrjedhimisht emra biznesesh në përdorim. Nëse një biznes tjetër është duke përdorur emrin që dëshironi të përdorni, kini parasysh rreziqet. Ekziston mundësia që kompania tjetër t’ju kërcënojë juridikisht. Meqenëse qëllimi juaj si biznes është të dalloni veten nga konkurrenca, duhet të siguroheni që emri i kompanisë tuaj të jetë i ndryshëm? Ju mund të duhet të ktheheni t’i riktheheni emrit disa herë.  Ju dëshironi që biznesi juaj të zgjasë – kështu që sigurohuni që të zgjidhni një emër që zgjat gjithashtu.

Burim: Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0