Përmirësoni ecurinë e biznesit duke përdorur këto strategji

Përmirësoni ecurinë e biznesit duke përdorur këto strategji


Sipërmarrësit mundohen të gjejnë mënyra të ndryshme për të përmirësuar biznesin e tyre, duke filluar që nga; kurset, punësimi i ekspertëve, paguajnë trajner, por ndoshta zgjidhja mund të jetë shumë herë më e thjeshtë: ‘thjesh jini të vëmendshëm dhe dëgjoni me kujdes’.

Kjo është një aftësi që mësohet duke u praktikuar dhe do të jetë zgjidhja e shumë problemeve, jo vetëm në punë, por edhe në familje apo në shoqëri për zgjidhjen e konflikteve. Përmirësoni ecurinë e biznesit duke përdorur këto strategji:

Investoni në marrëdhënien tuaj me stafin
Duhet të investoni partneritet të fortë edhe me shitësit tuaj. Pyetini ata se çfarë konsidedrojnë praktika të mira dhe si e shohin industrinë tuaj. Në fillim mund të jenë pak skeptikë, por më pas do të shikoni se do të keni një kuptim më të mirë për kompaninë, një marëdhënie të mirë me shitësin dhe mund të identifikoni së bashku mundësi të shpejta fitimi. Madje, ka pasur raste kur nga biseda me ta është kuptuar se kompania dhe shitësi po punonin ndarë, për projekte të ngjashme inovacioni ndërkohë që mund të punonin në një. Kjo nuk do të arrihej nëse nuk do të zhvillohej një bisedë e lirë me ta, pra pa axhendë zyrtare.

Lexo: Strategjitë e marketingut që duhet të përdorë një startup për të arritur sukses

Bisedoni me punonjësit pa qenë nevoja të organizoni takime
Anëtarët e ekipit tuaj të menaxhimit të kompanisë mund të japin ide të mira për përmirësimin e kompanisë. Ndaj pse të mos zhvilloni një bisedë të lirë me ta? Mund t’i pyesni ata se si do të vepronin nëse do të ishin në krye të kompanisë, cilat janë qëllimet e tyre për kompaninë këtë tre mujor, këtë vit, cilat janë frymëzimet dhe sfidat që duan të arrijnë. Nëse nuk e keni bërë ndonjëherë atëherë dijeni se punonjësit e presin këtë dhe ju duhet t’a ngrohni bisedën me ta para se kompania juaj të zhytet.  Kështu ndoshta mund të kuptoni se ata mund t’i shpalosin aftësite e tyre në një department tjetër.

Jini të sinqertë me klientin
Nëse jeni biznes- me-biznes atëherë është me e lehtë të krijoni bisedë më të sinqertë me klientët tuaj. Nëse jeni biznes-me-konsumator, ju duhet të gjeni më shumë mjete si sondazhe të klientëve. Pyetini ata se çfarë pëlqejnë ose jo në kompaninë tuaj, si mund të përmirësohet dhe si ndërveprojnë ata me ekipin tuaj. Kjo do t’ju ndihmojë juve, jo vetëm të identifikoni se çfarë duhet të ndryshoni ose jo, por do të kuptoni se çfarë po ecën siç duhet dhe kështu mund të vazhdoni të bëni të njëjtën gjë.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0