5 mënyra për t'i frymëzuar me kreativitet punonjësit tuaj - Business Magazine Albania

5 mënyra për t’i frymëzuar me kreativitet punonjësit tuaj


Kreativiteti nuk është i rëndësishëm vetëm për artistët dhe muzikantët, aq më pak që nuk është një cilësi e tepërt që duhet të gjendet në një forcë punëtore. Nëse doni që punonjësit tuaj të jenë një skuadër e “frikshme”, produktive, lojëtarë perceptivë për brandin tuaj, ju duhet që çdo pjesëtar të jetë në pikun e tij/saj.

Kreativiteti pas të gjithave lejon zgjidhje alternative për probleme më të vështira dhe komplekse. Ai mundëson lindjen e ideve të tjera dhe riformësimit të supozimeve tuaja. Ai i ndihmon njerëzit të përmirësojnë fluksin e punës dhe përqasjet, dhe çfarë është më e rëndësishmja, ai frymëzon njerëz, duke çuar në një skuadër më të lumtur dhe ku investohet më tepër.

Kështu pra, a do të thotë kjo se ju duhet të punësoni njerëzit më kreativë për skuadrën tuaj?

Jo domosdoshmërisht. Ju e shikoni, edhe pse disa njerëz mund të jenë lindur me tendencën më të lartë drejt kreativitetit, kjo nuk do të thotë se çdokush tjetër është në mënyrë thelbësore më pak kreativ. Çdokush ka njëfarë shkëndije brenda tyre, ju vetëm duhet të punoni në drejtim të lulëzimit të këtij kreativiteti. Punësimi i kandidatëve që janë natyrshëm kreativë mund të jetë e dobishme, por qëllimi juaj primar duhet të jetë krijimi i një mjedisi që ushqen kreativitetin te çdokush.

Ja se se ta arrini:

1. Lejoni orare fleksibile pune
Programet e fleksibilitetit përfshijnë edhe rrëzimin e ditës së punës taksative “9 me 5”. Orare të tilla lejojnë për orare fleksibile, ditët e punës prej shtëpisë ose edhe pushime të palimituara, çështja është të kihet njëfarë fleksibiliteti për të akomoduar tipat e shumëllojtë të punonjësve.

Studimet kanë treguar në mënyrë konsistente që oraret fleksibël çojnë në norma më të larta të produktivitetit të përgjithshëm dhe kënaqësi më të lartë nga puna, një gjetje e cila nga ana e vet duhet t’ju inkurajojë ju një politikë të tillë të orareve fleksibile; por edhe më mirë ende, ai çon në më shumë kreativitet. Kur punonjësit nuk janë të fiksuar në përpikmërinë preçize, të presin derisa të shkojë ora, ose të vrapojnë direkt pas dreke, ata kanë më tepër kohë për t’u çliruar dhe të gjenden në mënyrë të natyrshme te zgjidhjet abstrakte. Për t’u mbështetur në frazën kaq shumë të përmendur, ju duhet t’i lini punonjësit të “punojnë jashtë kornizave” në mënyrë që të “mendojnë jashtë kornizave”.

2. Inkurajoni pushimet
Edhe kjo, lejimi i pushimeve ka vërtetuar gati rritjen e produktivitetit të punonjësve dhe kënaqësinë nga puna; vetëm mos e neglizhoni aftësinë e tyre për të përmirësuar të menduarin kreativ, gjithashtu. Ndërtimi i pushimeve në kulturën tuaj të punës i jep asaj një zgjedhje më aktive.

Kur pjesa e stafit tuaj nuk kanë presion për të kompletuar një detyrë, ata mund t’i përafrohen asaj në një mënyrë më të relaksuar dhe më të kujdesshme; në vend që të përpiqeni të detyroni një katror të futet në një vrimë rrethore, ata do të kenë lirinë të largohen, të mendojnë rreth problemit dhe si përfundim të mendojnë për një zgjidhje alternative korrekte të tyren.

3. Dëgjoni idetë e reja
Një nga limitet më të mëdha të kreativitetit në biznes nuk është mungesa e kreativitetit vetë; është fakti se kreativiteti që është atje nuk dëgjohet. Punonjësit tuaj mund të gjejnë ide shumë të mira, të zgjuara, kreative, por nëse nuk ndjehen rehat për t’i bërë me dije ato ide, ju nuk do të dëgjoni kurrë rreth tyre.

Për të zgjidhur këtë mospërputhje, vendosni një politikë personale për të dëgjuar çdo ide, edhe ato të këqijat, dhe ato që nuk janë ashtu siç i doni ju. Nuk do të thotë se ju duhet t’i zbatoni ato, por ju duhet t’i vlerësoni ato, të jepni feedback të ndershëm dhe t’i shpërbleni punonjësit që i sollën ato ide. Duke bërë rregullisht këtë do të kultivoni një atmosferë për gjenerimin e ideve pozitive, e cila do të ketë tendencën për të zgjatur gjithmonë.

4. Mbusheni vendin e punës me eksperienca ndijore
Eksperiencat më kreative vijnë nga kombinimi i dy ideve që siç duket nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën. Inkurajimi i rrjedhës së ideve pa logjikë nëpërmjet eksperiencave ndjesore mund të ndihmojë punonjësit të gjejnë frymëzim të ri.

Për shembull, ju mund të varni nëpër mure pjesë artistike provokuese abstrakte, ta mbushni në mënyrë të rregullt zyrën me aroma të reja ose të vendosni muzikë jokonvencionale nëpërmjet altoparlantëve. Duke bërë kështu do i ndihmojë punonjësit të mendojnë në mënyra të reja dhe të kenë më shumë stimulime nga mjedisi i tyre. Si një bonus i shtuar, pjesa më e madhe e këtyre shtesave kanë një efekt qetësues ose kënaqës te njerëzit, kështuqë skuadra juaj do të ndihet më e lumtur dhe më produktive përveçse do të jetë më kreative.

5. Lehtësoni një mentalitet skuadre
Është e rrallë që një ide kreative të lindë në mënyrë spontane në mendjen e njeriut. Idetë më të mira të biznesit që kam parë janë ato që rrihen ose shtohen pasi diskutohen me partnerët, investitorët dhe pjesëtarët e skuadrës. Kreativiteti, në këtë mënyrë është një sport në ekip, kështuqë ju duhet ta bëni përgjegjësinë tuaj për t’i bërë pjesëtarët e skuadrës të punojnë bashkë.

Kështuqë, lehtësoni një mentalitet “skuadre” duke “ulur poshtë muret” në zyrën tuaj, duke udhëhequr ushtrime skuadre dhe duke u dhënë mundësinë pjesëtarëve tuaj të skuadrës për t’u lidhur me njëri-tjetrin. Duke bër ëkëtë, kjo do t’i bëjë ata të besojnë njëri-tjetrin, dhe të punojnë së bashku për të sjellë ide të reja.

Kreativiteti nuk i vjen çdokujt natyrshëm, por nën këto sugjerime, do të shihni se punonjësit do të kenë më shumë ide, perceptime më të mira dhe zgjidhje më intriguese për problemet që shqetësojnë biznesin tuaj. Sa më shumë që punoni bashkë dhe sa më rehat të ndihet skuadra në mjedisin tuaj kreativ, aq më të mirë do të bëheni në gjenerimin e ideve kreative.

 

/Shkruar nga Jayson Demers, Publikuar në Entrepreneur.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0