5 Mënyra për të arritur suksesin në Startup-it tuaj - Business Magazine Albania

5 Mënyra për të arritur suksesin në Startup-it tuaj


Startup-et. Ato mund t’ju sjellin miliona dollarë fitime ose borxhe. Duket sikur të gjithë kanë një startup këto ditë. E cila është gjë shumë e mirë! Sipërmarrësit i kuptojnë sipërmarrësit.

Njerëzit të cilët vënë idetë e tyre në veprim dhe bëjnë një biznes që në fakt ndihmon të gjithë botën … ata më vonë, do të futen në listat e Fortune, listat e Forbes dhe listat e Wealthiest.

Me keqardhje, shumë startup-e dështojnë shumë shpejt. Ja se si ju mund të shmangni dështimin e startup-it tuaj:

  1. Delegoni detyrat

Ka shumë për të bërë në një ditë. Duke filluar që nga web design, marketingu, SEO, mediat sociale, përditësimi i postës elektronike etj. Për të mos harruar zhvillimin dhe ekzekutimin e planit tuaj, duke u përgatitur për tregun. Egzistojnë disa platforma që mund t’i keni dëgjuar duke përfshirë ProBlogger, Upwork, Guru, për nevojat tuaja freelancing.

Problemi mbetet i njëjtë: askush nuk mund t’i bëjë të gjitha vetë. Kjo është arsyeja pse Tony Robbins, një biznesmen i suksesshëm dhe autor, delegon detyrat më pak të rëndësishme. Ruaj atë çfarë është me rëndësi jetike për veten tuaj. Nuk është detyra juaj për të marrë të gjithë botën mbi supe.

  1. Bëni një plan konkret

Ju nuk mund të shkoni aty ku duhet të jeni, pa e ditur se ku është ajo. Si mund t’a kuptoni këtë? Është koha për të qenë analitik.

Vizatoni një hartë – një ide. Nga pika A në pikën B: tani, ku je? Ku do të shkosh? Çfarë duhet të bësh për të arritur atje? (Sigurohu që nuk do lë lesh asnjë gur pa luajtur)

  1. Qëndro në lojë

Ky është një rregull për jetën, jo vetëm për startup-et. Ju duhet të qëndroni në lojë.

Çdokush mund dorëzohet dhe të heq dorë. Shumë njerëz heqin dorë. Ata e lënë biznesin e tyre dhe largohen nga një jetë më e mirë, më e pasur. Ata heqin dorë nga vetëvetja.

Kjo është ajo që i ndan sipërmarrësit e suksesshëm të biznesit nga … të gjithë të tjerët.

Gatishmëria për të ngulmuar është çelësi i suksesit – në jetë, dashuri dhe në biznes.

Justin Kan, bashkë-themelues i Twitch.tv, thotë: “90% e startup-eve  dështojnë, sepse themeluesit mërziten, dekurajohen apo diçka tjetër dhe zhvendosen në gjëra të tjera.”

“Nëse ju jeni duke filluar diçka, ju duhet të besoni në të.”

  1. Injoroni personat negativ dhe kritikë

Njerëzit duan të të kritikojnë dhe të debatojnë. Gjithkush është një ekspert në diçka. Ju mund të jeni Jezu Krishti i ringjallur dhe sërish do t’ju fyejnë.

Njerëzit do t’ju thonë se ju nuk do të mund të bëni diçka. Ne shpikëm qindra dhe mijëra arsye për të mos bërë diçka të re. Në shumicën e kohës, njerëzit që do ju thonë “Jo” janë njerëzit që kanë hequr dorë nga ëndrrat e tyre shumë kohë më parë.

Ata ndoshta mendojnë: “Nëqoftëse unë nuk mundem të arrij qëllimet dhe dëshirat e mia, askush nuk do të mundet”.

  1. Vlerësoni fuqitë tuaja

Do të ishte më mirë që ju të vendoseni në një treg “niche” që ju e njihni shumë mirë dhe e dini me siguri që mund t’a dominoni. Harxhojeni të gjithë kohën dhe përpjekjet tuaja për të.

Çfarë është ajo që mund të bëni që kolegët dhe konkurrentët tuaj nuk munden? Shfrytëzojë atë; ju jeni një pasuri.

Vlerësimi i pikave të forta mund t’ju ndihmojë të dalloni dobësitë tuaja – e cila është mbresëlënëse. Pronarët më të suksesshme të biznesit gjithmonë përpiqen t’a përmirësojnë veten. Duke e ditur se ku mund të përmirësoheni, mund të fitoni.

Këshilla ime e fundit

Unë shpresoj se ju jeni duke e bërë këtë gjë për një kohë të gjatë – për arsye se duhet shpenzuar shumë kohë për biznesin dhe drejtimin e tij.

Keep Grinding Hard!

Burimi: lifehack.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0