5 leksione leadershipi nga zgjedhjet elektorale në U.S.A që mund t’ju ndihmojnë edhe ju - Business Magazine Albania

5 leksione leadershipi nga zgjedhjet elektorale në U.S.A që mund t’ju ndihmojnë edhe ju


Duke parë debatin mu kujtua pse jam bërë naiv në këtë sezon zgjedhjesh, duke lënë politikën mënjanë. Ndërkohë që disa ndjehen të turpëruar që kjo është fytyra që po i tregojmë botës, une kam gjetur disa momente që kemi parë që janë qetësuese dhe të mbushin me besim.

Më poshtë është një listë me 5 leksione që mund t’ju ndihmojnë:

1. Klienti ka gjithmonë te drejtë. Pavarësisht parave dhe politikës, njerëzit kanë filluar të dëgjohen. Ata janë të nevrikosur, të lodhur dhe të ngopur nga politika. Aty ku dukej sikur njerëzit nuk kishin asgjë për të thënë, në këto zgjedhje duket se kanë shumë për të numëruar. Kandidatët të cilë ata po mbështesin janë të pakënaqur me zgjedhjet e kaluara, por në fund të fundit, votuesi (klienti) merr atë që ai ose ajo duan.

2. Edhe të fuqishmit kanë pika të dobëta Duke parë kanditaturën e Hillary Clinton më kujton që nuk ka rëndësi sa i fuqishëm një person mund të duket, ai ose ajo duhet të punojë fort që t’ia dali mbanë. Asgjë nuk e mund punën e fortë, sado lart të kesh arritur. S’ka asgjë të pashmangshme. Kjo është një thirrje për kujtesë për çdo njeri në biznes që sduhet ta marrin asnjë sukses si të përhershëm.

3. Aftësitë e mira në komunikim kanë shumë rëndësi. Donald Trump ka arritur më të mirën në aftësitë mbreslënëse të komunikimit, edhe nëqoftëse disa aftësi i kanë kushtuar barazi me votuesit. Për të mos harruar është fakti që kur je në skenë publike, si dukesh dhe si e thua diçka është po aq e rëndësishme se ajo qe thua.

4. Diversiteti është i rëndësishëm. Në një nga debatet e mëparshme të Partisë Republikane, ishte një moment kur u tha që dy nga pretendentët kryesorë për nominimin e Partisë Republikane ishin Latinë. Deri në një moment të caktuar Ben Carson, një kirurg Afro-Amerikan, ishte në krye të listës. Hillary Clinton është duke luftuar për të gjithë femrat. Është bukur të shohësh se politika Amerikane ka filluar të duket pak më shumë si vetë Amerika.

5. Të gjithë bëjnë gabime. Trump ka thënë gjëra të gabuara në shumë raste. Clinton është akoma duke sistemuar rrëmujën e bërë me emailet e saj dhe vendimin e saj për të vazhduar fushatën duke qënë e sëmurë. Domethënë të gjithë – edhe ata që duken sikur janë duke fituar – bëjnë gabime. Jo të gjithë bëjnë gabime në shkallë nacionale. Është e rëndësishme të kuptosh se mund të fitosh – ose të paktën të jesh duke fituar – dhe prapë të bësh gabime. Duhet vetëm të shpresosh që gabimet nuk të ndikojnë deri në përfundimin e karrierës.

Burimi: linkedin.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0