5 aftësi të jetës së përditshme që duhet të përmirësoni - Business Magazine Albania

5 aftësi të jetës së përditshme që duhet të përmirësoni


Interneti është i mbushur me këshilla për t’u përmirësuar çdo ditë në punën tuaj. Të gjithë përpiqen të jenë më të mirë se dje dhe të zbulojnë truke që të përmirësojnë gjërat që bëjnë dhe të zhvillojnë aftësitë themelore që përdorin çdo ditë. Nuk ka rëndësi industria apo pozicioni në të cilin ju punoni, disa aftësi janë gjithmonë të rëndësishme dhe duhet të jenë primare në listën tuaj to-do.

Lexoni: Kurse online për vetëm 20 dollarë

Typing (Të shkruarit në kompjuter)

Nuk mjafton thjesht të njihni tastierën. Zyra moderne kërkon që të shkruarit tuaj të jetë i shpejtë dhe i saktë dhe pikërisht Typesy Typing Trainer mund t’ju ndihmojë me këtë. Me 16 lojëra dhe aktivitete të projektuara për të eleminuar dobësitë dhe një trajner personal për të shkruarit, ky abonim është i sigurt për të përmirësuar të shkruarin tuaj. Typesy Typing Trainer është në dispozicion vetëm për 19.99 dollarë.

Microsoft Excel

Le të jemi të sinqertë: Excel është programi më i mërzitshëm në Microsoft Office, por është gjithashtu më i fuqishmi dhe 2019 Excel Bootcamp Bundle mund t’ua mësojë pse. Këto 160 leksione do t’ju tregojnë se si të krijoni grafikë duke kuptuar formatimin e kushteve dhe formulat popullore që e bëjnë programin aq të dobishëm. Tani paketa Excel Bootcamp Bundle është në dispozicion për vetëm 39 dollarë.

Prezantimi dhe të folurit në publik

Nuk ka rëndësi se sa të mira janë idetë tuaja: nëse doni të bëni punën tuaj me kompetencë, ju duhet të jeni në gjendje të komunikoni me vetëbesim dhe efektivitet në një dhomë të mbushur me kolegë dhe eprorë. Karriera juaj thjesht nuk ka vend për të akomoduar frikën nga skena. 31 mësime video HD do të mësojnë se si të lexoni auditorin tuaj dhe t’i mbani të angazhuar me aftësi që zbatohen nga pitch-et dhe prezantimet e biznesit. Powerful Communication Owns the Room with Bill Hoogterp është në dispozicion tani për vetëm 19,99 $.

Të shkruarit

Shumica e njerëzve ndalojnë së mësuari aftësi të të shkruarit pas universitetit, pasi mendojnë se çdo gjë mjafton me aq. Ka libra të ndryshëm që ju ndihmojnë se si të përmirësoni mënyrën e të shkruarit tuaj dhe gabimet që ju bëni. Është turp që në ditët e sotme të bëjmë gabime gramatikore dhe drejtshkimore kur shkruajmë gjuhën tonë. Në këtë mënyrë do të lini dhe një impakt të keq në pozicionin tuaj të punës.

Lexoni: Ervis Trupja, i pari nga Shqipëria me kursin e tij online në LinkedIn

Matematika

Nëse ndiheni i zënë ngushtë me mungesën e aftësive tuaja në matematikë, nuk jeni vetëm, por numrat dhe aritmetika janë sfida që ne të gjithë duhet të përballemi në zyrë herët a vonë. Gjëja më e rëndësishme që Essential Business Math bën është që fokusohet në matematikën e biznesit, duke lënë mënjanë të gjitha gjërat që nuk do të jenë të rëndësishme dhe duke pasqyruar llojet e problemeve që ju nevojiten për të zgjidhur në një mjedis zyre. Essential Business Math është në dispozicion për vetëm 9.99 dollarë.

burimi: Goalcast

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0