Kurse online për vetëm 20 dollarë - Business Magazine Albania

Kurse online për vetëm 20 dollarë


Të gjithë duam të mësojmë sa më shumë gjëra që të jetë e mundur gjatë jetës sonë. Duam të aftësohemi në mënyrë që të kemi njohuri në fusha të ndryshme, pavarësisht se ndonjëherë universiteti jonë nuk ka lidhje me ato çfarë kemi pasion dhe dëshirë për të mësuar. Ajo që shpeshherë na pengon që të mos regjistrohemi në kurse apo trajnime të ndryshme janë paratë, pasi në shumicën e rasteve këto të fundit kushtojnë shumë. BusinessMag për të gjithë ata që duan të mësojnë gjëra të reja për veten e tyre, por që kanë një buxhet të limituar ju sjell në këtë artikull disa kurse online që kushtojnë më pak se 20 dollarë.

Lexoni: Mbi 200 universitete ofrojnë 600 kurse online falas

1. Paketa Certifikimi për Specialist i Microsoft Excel – 15 $

Microsoft Excel është padyshim programi më i rëndësishëm kompjuterik në fuqinë punëtore të sotme, duke e bërë asetin më të dobishëm profesional në të gjitha industritë. Ky kurs dy-pjesësh do t’ju përgatisë të merrni provimin si specialist në Microsoft Office dhe të ngrini karrierën tuaj në nivele të reja.

2. Kursi i plotë si zhvillues web-i: Ndërtimi i 14 faqeve të internetit – 14,99 $

Nëse duhet që të mësojmë diçka, padyshim që është kodimi, pasi në kohët e sotme shkon në të njëjtin nivel me leximin, shkrimin dhe aritmetikën. Futuni në botën e pafundme të gjuhëve më kryesore të programimit në një kurs prej 28 orësh, që përfshin mësime mbi gjuhë të ndryshme kodimi, WordPress dhe më shumë. Deri në momentin kur të keni përfunduar rreth 230 leksione, do të ndërtoni 14 website të ndryshme dhe do të fitoni përvojë të vlefshme, që është mjaft e favorshme për tregun e punës.

3. Kurs i plotë SEO & Backlink Master – 10,99 $

Zbuloni se si të bëni që faqja juaj e internetit të renditet ndër rezultatet e para të kërkimit në Google. Kjo vetëm përmes këtij trajnimi duke përdorur praktikat më të mira të SEO (Search Engine optimization). Konsolidimi i njohurive me anë të 16 orëve do iu mësojë se si të përdorni fjalët kyçe, optimizimin në faqe dhe linqet për të përmirësuar dukshëm ekzistencën e faqes tuaj dhe për të rritur trafikun.

4. Hyrje në financa, kontabilitet, modelim dhe vlerësim – $ 11.99

Mësuar nga një profesor i MBA dhe ish-punonjës i Goldman Sachs, ky kurs mbulon gjithçka që ju dëshironi të mësoni për paratë. Midis 43 leksioneve të tij janë mësime mbi kontabilitetin, financimin, modelimin financiar, vlerësimin dhe parashikimin e pasqyrave të të ardhurave – njohuri me aplikacione praktike në botën reale.

Lexoni: Ervis Trupja, i pari nga Shqipëria me kursin e tij online në LinkedIn

5. Paketa për të lexuar me shpejtësi të lartë: Abonimi gjatë gjithë jetës – $ 14.99

Në këtë paketë, ju do të merrni trajnim në dy programe të vlerësuara, 7 Speed ​​Reading EX dhe Spreeder CX 2018, që do t’ju ndihmojnë të kurseni kohë duke kuptuar më mirë gjërat që keni lexuar. Efikasiteti i leximit është një portë e madhe e suksesit në shkollë dhe në punë, kështu që do të ishte diçka e mençur të paktën ta eksploroni atë – sidomos në një çmim kaq të arsyeshëm.

6. Kursi për iOS 12 & Swift Developer – 10.99 $

Nisur nga viti i kaluar, iOS 12 përmban funksionalitete si Siri, avancimi AR dhe karakteristika të tjera që e bëjnë atë një platformë të mrekullueshme për të zhvilluar aplikacione. Nëpërmjet këtij kursi me 167 leksione, instruktori Rob Percival do t’ju tregojë se si të përdorni mjete si Swift 4 dhe Xcode 10 për të ndërtuar klone të Uber dhe Instagram, në mesin e projekteve të tjera në iOS 12. Çdo regjistrim përfshin aksesin në librin bestselling të Robit, më shumë se 1,000 asete të tjera që mund t’i përdorni në projektet tuaja, 100 $ në Amazon Web Services (AWS) dhe 200 $ në vlerë për web hosting të pakufizuar.

7. Certifikimi në Google Analytics: Merrni Certefikatën në vetëm 2 ditë – 9,99 $

Po, po e lexuat mirë, në më pak se 2 ditë ju do të jeni të përgatitur për të marrë provimin e certifikimit të Google Analytics. Ideal për njerëzit me pak ose aspak përvojë në mjetin analitik të motorit të kërkimit, trajnimi i tij përfshin 25 leksione të ndryshme të shoqëruara me mësime video HD, 150 pyetje praktike dhe përgjigje dhe qasje në forume aktive diskutimi.

8. Bëhuni Menaxher Produkti – 15 $

Menaxherët e produkteve janë jetësorë për suksesin e një biznesi, aq shumë sa që disa analistë e kanë përshkruar konceptin e tij si një “mini-CEO”. Ky kurs prej 9 orësh që mbulon thelbin e menaxhimit të produktit – procesi i zhvillimit të produktit; fazat e ciklit jetësor të produktit; dhe metodat Agile, Scrum dhe Kanban – e bën të lehtë për të nisur një karrierë të tillë pa ndonjë trajnim paraprak.

9. Hyrje në SQL – 15 $

Si gjuhë programimi për sistemet relacionale të menaxhimit të bazës së të dhënave, SQL është një domosdoshmëri për profesionistët e biznesit, të cilët rregullisht bashkëveprojnë me të dhënat. (Pra, në thelb çdo biznes profesional). Ky kurs përmban 16 orë përmbajtje që mbulojnë çdo gjë që nga historia e SQL deri në përdorimin e saj në gjenerimin e raporteve të biznesit, njohuri që do t’ju kthejnë në një master të manipulimit të të dhënave.

10. Paketa e të folurit në publik – $ 15

Mposhtni frikën tuaj për të folur publikisht duke u regjistruar në këtë paketë me katër pjesë të mbushura me këshilla për përgatitjen, truket e ekspertëve dhe taktikat e bindjes. Kur të keni përfunduar të 292 mësimet, duhet të keni njohuri dhe besim për të dhënë fjalime bindëse para audiencave dhe kamerave madje edhe pa shënime para.

Lexoni: Ndërtoni markën tuaj me këto kurse

Kurse të tjera:

Kursi i Certifikimit në Social Media Marketing i Silicon Valley – 19,99 $
Paketa e Plotë Raspberry Pi Course – $ 19
uTalk Language Education – 19,99 $
Hollywood Art Institute Photography Course & Certification – 19 $
Python Për Fillestarët – $ 10
Copywriting Mastery Bundle – 18 $
Paketa e Certifikimit për menaxhim projekti (CAPM®) – 19 $
Graphic Design Bootcamp – 15 $
Udhëzuesi në Google AdWords – 12,99 $

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0