Nuk ekziston një gjë e tillë si balanca punë-jetë. Balanca është si një pengesë: Kur njëra palë ngjitet, tjetra shkon poshtë. Është tregti që shkon një -për-një, ose një propozim. Por, kur mendoni brenda këtyre linjave, ju i keni larguar opsionet tuaja.
Gratë që thyejnë rregullat nuk e mendojnë atë si zgjedhjen e njërës apo të tjetrës, ato gjejnë një mënyrë për t’i patur të dyja duke gërshetuar jetën e tyre personale dhe profesionale në një tërësi harmonike. Pse të mos punoni nga shtëpia dy ose tre ditë në javë? Pse të mos shpenzoni disa orë për t’u kujdesur për veten?
Nëse doni të përkushtoheni vetëm në rritjen e fëmijëve tuaj dhe t’i shërbeni familjes tuaj, atëherë me çdo kusht bëjeni këtë. Nëse doni të krijoni një jetë të mrekullueshme të ndërthurur mes familjes, aktiviteteve profesionale dhe sociale, atëherë kjo është fantastike. Nëse dëshironi të krijoni ndryshime brenda kompanisë tuaj ose të nisni startup-in tuaj, duke kërkuar orë të gjata përqendrimi dhe përpjekjeje, shkoni pas saj. Por, mos e “hani gënjeshtrën” se duhet të zgjidhni midis përmbushjes në punë ose në shtëpi.
Artikulli u publikua më parë në faqen 68 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.
Nuk është e lehtë, por mund të gjeni një mënyrë për t’i pasur të dyja. Femrat që kam vëzhguar, përdorin disa strategji për të fituar balancën punë-jetë.
Planifikojini në mënyrë të zgjuar tranzicionet
Ata që thyejnë rregullat nuk bien pre e miteve. Ata e pranojnë se jeta është komplekse dhe gjithnjë në ndryshim. Ajo që funksionon për ta tani nuk do të funksionojë në 15 vjet (apo edhe pesë).
Në vend që të zgjedhin një rrugë apo tjetrën, ata endin dhe ecin midis koneve të trafikut. Mund të kenë nevojë të kujdesen për prindërit e tyre ose të marrin pjesë në një çështje personale, por në kohën e duhur ata ngrihen dhe kthehen në korsinë e shpejtë.
Femrat që e kanë bërë këtë thonë se ato ende shkojnë në dreka me kolegët e tyre, marrin pjesë në konferenca dhe vazhdojnë certifikimet e tyre apo shtojnë aftësi në jetën e tyre. Ndonjëherë marrin pjesë në evente konsultuese apo punojnë freelencer. Ato kurrë nuk iu shmangën punësimit me kohë të plotë, gjithmonë e shohin si një mundësi.
Ruani kufij të rreptë
Një ekzekutive e teknologjisë C-suite që është pjesë e disa bordeve në kompani publike dhe private, më tha dikur se ajo nuk u përgjigjet email-eve duke qëndruar plotësisht larg nga puna një ditë në javë. Duke bërë këtë gjë, ajo mund të përqëndrohet në prioritete të tjera të saj: në veten e saj, në familjen dhe jetën shoqërore. Ajo e kuptoi që nëse nuk e krijonte këtë hapësirë, askush tjetër nuk do ta bënte këtë për të.
Ajo dhe të tjerat si ajo luftojnë Ligjin e Parkinsonit: Puna zgjerohet për të plotësuar kohën në dispozicion për përfundimin e saj. Por, në vend që të lejojnë punën për t’i konsumuar, e vendosin atë brenda një kufiri dhe e detyrojnë atë të qëndrojë brenda atyre kufijve.
Përqafoni fleksibilitetin
Fleksibiliteti është një strategji tjetër gjithashtu. Disa ditë më duhet të bëj më shumë aktivitete profesionale sesa personale. Ditë të tjera është e kundërta. Kam ndaluar së besuari se gjërat profesionale mund të bëhen vetëm në punë dhe gjërat personale mund të bëhen vetëm në shtëpi. Vendndodhja ime nuk ka rëndësi. Kur më duhet të kujdesem për një çështje personale në zyrë, nuk kam kaluar ndonjë kufi të ndaluar; Thjesht më është dashur të merrem me diçka personale në një mjedis profesional. Gjithmonë kam laptop tim me mua për të trajtuar detyrat profesionale, ndërsa jam në një mjedis personal. Unë nuk kërkoj “ekuilibrin”, jetoj jetën time, ndjek qëllimet e mia dhe gjej një mënyrë për të endur atë që kam nevojë dhe për të bërë atë që duhet.
Krijoni një themel të fortë
Kjo është diçka që pothuajse të gjithë e kanë të përbashkët: Ata kanë një themel të fortë, solid, social (dmth. Një jetë të mrekullueshme në shtëpi dhe / ose komunitet me mbështetje personale dhe profesionale). Kjo zakonisht nënkupton një bashkëshort ose partner me të cilin kanë një marrëdhënie të mrekullueshme, një vend paqësor për t’u tërhequr nga bota dhe / ose një grup të ngushtë miqsh dhe familjarësh.
Kjo nuk do të thotë që ju duhet një partner për të qenë të suksesshëm. Unë do të thosha se një themel i fortë, në çfarëdo lloj forme, është aq kritik sa ajri që marrim frymë. Është më e shpejtë dhe shumë më pak komplekse për të nisur nga një terren i qëndrueshëm sesa nga rëra e shkrifët që ndryshon vazhdimisht formë.
/Artikulli u publikua më parë në faqen 68 të numrit 16 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 16 të saj.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.