4 Arsye për t'iu bashkuar një përshpejtuesi biznesi - Business Magazine Albania

4 Arsye për t’iu bashkuar një përshpejtuesi biznesi


Më poshtë mund të gjeni 4 arsye pse ju duhet të bëheni pjesë e një akseleratori ose përshpejtuesi, nëse jeni në hapat e para të një startup-i.

1. Rrjetëzim

Arsyeja kryesore për t’u bërë pjesë e një programi përshpejtues ose akseleratori është mundësia për t’u bërë pjesë e një rrjeti. Ju mund të bëheni pjesë e programeve të kompanive partnere dhe mund të zgjeroni rrjetin tuaj duke bashkëpunuar me specialistë dhe mentorë në fushën tuaj të veprimit.

2. Mjedisi Sipërmarrës

Akseleratorët kanë brenda një shpirt të veçantë sipërmarrjeje. Të jesh i rrethuar nga themeluesë të tjerë sipërmarrësish të rinj, të ndash eksperiencat dhe emocionet para prezantimit, kur je duke punuar për biznesin tënd, është e veçantë. Ju mund të vazhdoni të mbani lidhjet me sipërmarrësit e tjerë të rinj.

3. Paraja

Shumica e akeleratorëve ju japin para për të vazhduar rritjen e sipërmarrjes suaj. Këto shuma parash, ju sigurojnë një pavarësi financiare për disa muaj.

4. Edukim mbi sipërmarrjen

Shumica e njerëzve që u bashkohen përshpejtuesëve, janë të rinj që sapo kanë mbaruar diplomimin ose punën e tyre të parë.

Pa ndonjë eksperiencë në sipërmarrje, kanë disa baza njohurish që duhen mësuar nga të gjithë. Një përshpejtues ju ndihmon për të mësuar hapat e para të ndërtimit të një kompanie, hartimin e një biznesi plani ose si të punësoni njerëzit e duhur.

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 36 të numrit 9 të revistës Business Magazine Albania. Për të shfletuar të plotë revistën klikoni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0