I mbani mend ato kohët e “mbledhjeve me skuadrën” gjatë ngjitjes me ashensor? Ato kohë ku mund të kaloje nga paradhoma e kolegut të diskutonit një çështje dhe të merrnit një vendim për të para se dyert të hapeshin në katin tuaj?
Ok, mbase ju nuk keni patur kurrë një ashensor (ose paradhomë), por me siguri i mbani mend ato kohë kur vendimmarrja dukej e lehtë. Dhe ç’është më e rëndësishmja, kur edhe ekzekutimi i atyre vendimeve ishte i thjeshtë, efektiv dhe efiçient.
Tani gjërat kanë ndryshuar. Tani, duket sikur do një jetë të merret një vendim dhe sikur po merrni pjesë në takime të pafundme. Duket sikur diskutoni një vendim me qindra herë, dhe më e keqja, edhe kur më në fund merrni një vendim, ngelet diskutimi se sa mund të implementohet.
Ka shumë arsye sepse bizneset në rritje përballen me këtë ‘mur’ të vendimmarrjes inefektive dhe joefiçiente, duke pasur më shumë të bëhet me kompleksitetin. Gjithsesi, dy gjërat kryesore për të mbajtur parasysh, e para është se ju nuk jeni vetëm (kjo është një fazë rritjeje që çdo biznes e kalon, një fazë të cilën ne e quajmë Whitewater), dhe pikë së dyti, është e domosdoshme që ta kaloni sa më shpejt këtë fazë të rrezikshme dhe të rifitoni kthjelltësinë.
Ja cilët janë tre hapa themelorë për t’ia dalë.
1. Të kuptoni se një anekdotë nuk është një e dhënë
Në një biznes të vogël, një anekdotë është gati përfaqësuese e të dhënave. Çfarëdolloj gjëje që përjetoni është zakonisht një reflektm i arsyeshëm i mënyrës se si janë gjërat. Dëgjoni ndonjë ankesë për një nga produktet tuaja? Mundësisht ka probleme me cilësinë. Drithëroheni kur dëgjoni bisedën e njërit prej skuadrës së shitjeve në telefon me një klient? Ju duhet mbase një trajnim kurues.
Ndërsa biznesi juaj rritet, gjithsesi, dhe kur ambjenti po bëhet kompleks, anekdota e humbet përafërsinë që ka me të dhënat. Fakti se menaxheri juaj i shitjeve dëgjoi dy ankesa këtë muaj nuk ka më nevojë të thuhet që domosdoshmërisht produkti juaj ja pasur probleme me cilësinë, ju duhet të mblidhni të dhëna faktike për ta zbuluar atë.
Kështuqë kur përballeni me probleme jo pak të rëndësishme, duhet të merrni kohën e duhur për të mbledhur të dhëna aktuale, ose do të merrni vendime të këqija bazuar në informacion jo të plotë.
2. Filloni të praktikoni vendimmarrjen me në qendër ekipin
Ashtu siç anekdota nuk i përafrohet më të dhënave në kompleksitetin e biznesit, gjithashtu është e pamundur që një person të ketë të gjithë informacionin që duhet për të bërë vendime të cilësisë së lartë.
Caktoni një proces rreth vendimeve që lidhen me probleme të rëndësishme; mblidhni njerëzit me njohuritë, autoritetin dhe influencën e duhur; debatoni të dhënat që prezantohen, dhe më pas vendosni, ose shtyjeni një vendim nëse nuk e keni informacionin që duket.
Të dhënat, debati, vendimi ose shtyrja e vendimit, ky është ritmi i një procesi vendimmarje të një cilësie të lartë ku në qendër të procesit qëndron skuadra.
3. Identifikoni rëndësinë e vendimeve
Më parë, marrjë e një vendimi dhe implementimi i tij ishin të lidhura me njëra-tjetrën. Nëse vendosje për diçka në mëngjes, shanset ishin që nga mesi i ditës ta përfundoje. Tani, kjo nuk ka shanse të ndodhë. Tani, çdo ditë është si dita e Vitit të Ri, plot me urime të bukura të cilat mund të bëhen ose jo realitet.
Për ta rregulluar këtë, është e nevojshme t’ jepni implementimit vëmendje aq sa bëni edhe për vendimmarrjen. Në momentin që merret një vendim, listoni menjëherë veprimet e ardhshme që duhet të ndodhin, kush do t’i bëjë ato dhe kur. Vendosni një orar për të mbledhur njerëzit dhe për të kontroluar ecurinë e veprimeve që supozohet të bëjnë ata, më pas të rishikoni dhe të përsërisni.
Menaxhimi i një biznesi në fazën e rritjes është vërtet i vështirë, kështuqë mos e bëni më të vështirë nga ç’është. Ju nuk do të prindëronit fëmijët e tu adoleshentë me të njëjtat mjete që e bënit kur ata ishin të vegjël, kështuqë mos u përpiqni të menaxhoni biznesin tuaj me një nivel tjetër kompeksiteti më të njëjtat mjete vendimmarrje që përdornit kur ai ishte në përmasa më të vogla.
/Shkruar nga Les Mckeown, Publikuar nga Entrepreneur.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.