Kohët e fundit reklamat e smartphone janë bërë me të vërtetë interesante. Disa prej kompanive kryesore, kanë filluar “t’i kushtojnë” reklama njëra-tjetrës.
Pak javë më parë Samsung i kushtoi një reklamë iPhone duke nxjerrë në pah gjithçka Samsung ka përparësi ndaj tij.
Tashmë Motorola, kompania e themeluar në vitin 1928 në Illinois të Amerikës, i kthen një përgjigje të dy kompanive përnjëherë. Ajo ka një histori të gjatë në biznes. Tepër e fuqishme në fundin e mijëvjeçarit të shkuar dhe në fillim të të riut, ajo pësoi një rënie teksa smartphone-ët filluan të fitonin terren.
Lexoni: Android Auto vs. Apple CarPlay. Estetika kundër funksionalitetit
Në Mars të vitit 2008, në një mbledhje të bordit u aprovua ndarja e kompanisë në dy pjesë: Motorola Mobile Devices dhe Motorola Broadband & Mobility Solutions. Kriza financiare e atyre viteve e turbulloi akoma edhe më shumë situatën brenda kompanisë.
Në verën e vitit 2011 Motorola Mobility u ble nga Google. 3 vite më pas ajo u ble nga Lenovo. Megjithatë, Google, posedonte shumicën e aksioneve të kompanisë.
Pas shumë aventurash, Motorola sa vjen e bëhet më e fuqishme, ashtu si thuajse 2 dekada më parë.
Së fundmi ajo i ka “shpallur luftë” dy prej kompanive lider në treg. Ajo thuajse ka zbatuar të njëjtën ide në ndërtimin e reklamës si Samsung.
Ndonëse disa prej smartphone-ëve më të shitur, ka diçka që mungon tek produktet e Samsung dhe iPhone…
https://www.youtube.com/watch?v=Dw7verGkl5c
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto