Kërkoni mbledhje të shkurtra dhe efiçiente? Ja çfarë bën Mark Zuckerberg! - Business Magazine Albania

Kërkoni mbledhje të shkurtra dhe efiçiente? Ja çfarë bën Mark Zuckerberg!


Takimet që të hanë kohën janë një shqetësim kryesor në botën e biznesit e mesa duket, as kompanitë më të mira teknologjike nuk janë imune nga kjo gjë. Facebook, ashtu si çdo organizatë tjetër “heq shumë” për të reduktuar takimet “e kapardisura” dhe për të harxhuar sa më pak kohë në dhomat e konferencave.

Në përgjigjie të një pyetje (në rrjetin social Quora të profesionistëve) që kërkonte të dinte se “Si e planifikon ditën e saj Sheryl Sandberg?”, ekzekutivja e Facebook dhe autorja e “Lean In” mori pak kohë për të na treguar se si e menaxhon ajo kohën e saj. Këshillat e saj ofrojnë gjëra të vogla interesante, si për shembull faktin se ajo del nga puna në një orë të arsyeshme për të qenë gjithmonë në kohë për të ngrënë darkën me fëmijët e saj (dhe vërtet, nëse Sandberg ia del ta bëjë këtë, atëherë pse nuk mund ta bëni edhe ju?), por edhe fakte të tjera në përqasjen e saj në mbledhjet e shefave.

Ashtu si shumë liderë, raporton Sandberg, Zuckerberg vuri re, se është sfidë reduktimi i kohëzgjatjes së mbledhjeve dhe të kursente kohën e skuadrës së tij dhe ndërprerjet. “Mark ka bërë vërtet një punë të mirë në rritjen e efiçiencës së takimeve në Facebook këtë vit,” shkruan ajo. Por si e arriti ai këtë?

“Marifetet” e Zuckerberg për takime më efiçiente
Sandberg thotë se janë dy strategji logjike, por të fuqishme. E para, “ai ua kërkon individëve materialet në avancë kështu që kemi kohë në avancë për t’i diskutuar,” vëren ajo. Pikësëdyti, “ne përpiqemi të jemi të qartë rreth qëllimit tonë kur shkojmë në një mbledhje, a jemi në sallë për të marrë një vendim apo për të patur një diskutim?”, – thotë Sandberg.

Nuk ka ndonjë gjë për t’u pëlqyer kaq shumë te këto hapa të ndërmarrë nga Zuckerberg, por qasja e tij miratohet nga ekspertë të ndryshëm. Jason Shah, CEO i Do.com, një mjet për takime më të mira, e përfshin këtë në idetë e tij më të mira në listën e tij për takime më efiçiente.

Çdo mbledhje duhet të ketë një qëllim të deklaruar, si për shembull “në fund të mbledhjes së sotme, ky vendim duhet të merret patjetër,” ose “duhet të diskutojmë X,” sqaron ai. Një qëllim i përgjithshëm si “mbledhje për shitjet” nuk është efektiv.

Në të njëjtën mënyrë, ai këshillon se nëse po thërrisni një mbledhje, “ju duhet të listoni disa pyetje kryesore në mënyrë njerëzit të mendojnë për to” para se të vijnë në mbledhje. CEO i Amazon, Jeff Bezos madje u kërkon vartësve të tyre të shkruajnë dokumenta (memo) që shkojnë deri në disa faqe ku të japin një pasqyrë të mendimeve të tyre para çdo takimi.

Por vetëm sepse këto strategji janë lehtësisht të praktikueshme dhe të pranuara nga shumë prej emrave të mëdhenj të CEO-ve, nuk do të thotë se çokush mund t’i adaptojë. Ekzistojnë shumë liderë që ende i lejojnë skuadrat e tyre të “enden” gjatë mbledhjeve pa patur një ide se çfarë do të diskutohet ose se çfarë kërkohet saktësisht të arrihet nga mbledhja.

Po ju, ku bëni pjesë?

/Artikulli u publikua më parë nga Inc.

*Për artikuj të ngjashëm mund të lexoni edhe: 20 gjërat që nuk i dinit për Jeff Bezos.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0