Dhiraj Mukherjee, bashkë-themeluesi i Shazam, është folësi i ri i Spark.me 2018 - Business Magazine Albania

Dhiraj Mukherjee, bashkë-themeluesi i Shazam, është folësi i ri i Spark.me 2018


Ekipi organizues i Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të internetit dhe biznesit në Europën Juglindore, e cila është caktuar në muajin Maj në datat 26-27 (me një ditë shtesë për workshop-et më 25 maj), në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi, sapo ka prezantuar folësin e ri të Spark.me 2018 – Dhiraj Mukherjee, bashkë-themelues i Shazam, i cili u ble nga Apple në vitin 2017 për 400 milionë dollarë.

Në vitin 2000, Dhiraj themeloi Shazam Entertainment, shërbimin e parë të njohjes së muzikës në botë nga pajisjet mobile. Ai ishte drejtor i Shazam në vitet 2000-2003 dhe mori 600,000 pound në financimin fillestar dhe mbi 10 milionë pound në VC në tre raunde. Dhiraj ka qenë mbikëqyrës i Bordit për Shazam që nga viti 2004 dhe është angazhuar në mënyrë aktive në formimin e strategjisë së përgjithshme të produkteve dhe të korporatave.

Njohur nga Financial Times si një nga sipërmarrësit kryesorë të teknologjisë në Europë në vitin 2015, Dhiraj ishte më parë Kreu i Inovacionit Bankar në Virgin Money, ku ishte përgjegjës për zhvillimin dhe zbatimin e produkteve të reja dixhitale bankare, propozimeve dhe partneriteteve. Projektet e fundit përfshijnë udhëheqjen e ekipit përgjegjës për krijimin e produktit të gjeneratës së ardhshme të Virgin Money Digital Bank, që synon t’iu shërbejë 2.2 milionë studentëve në Britani të Madhe.

Duke përdorur përvojën e tij të gjerë, Dhiraj është gjithashtu një investitor aktiv ëngjëll, mentor për startup-et teknologjike në zhvillim dhe këshilltar për firmat e sipërmarrjeve kapitale. Tani Dhiraj është fokusuar në zbulimin e teknologjive në zhvillim, duke ndihmuar inovatorët e korporatave dhe duke mbështetur startup-et “tech for good”.

Organizatorët e Spark.me kanë njoftuar më parë tre folës të Spark.me 2018 – Mark W. Schaefer (një nga strategët më të rëndësishëm të marketingut në botë të medias sociale dhe një konsulent biznesi që blogon në {grow} – një nga pesë bloget më të mira të marketingut në botë) dhe Kerry O’Shea Gorgone (Drejtoreshë e Strategjisë së Produkteve, Trajnuese në MarketingProfs, dhe drejtuese e podcasteve Marketing Smarts), Boyd Multerer (ish inxhinier drejtues për video lojën Xbox, i cili themeloi Xbox Live dhe XNA). Më shumë folës do të shpallen në javët e ardhshme.

Biletat e Spark.me janë në dispozicion në faqen zyrtare të konferencës. Çmimi i plotë i biletës është 300 €. Megjithatë, të gjitha palët e interesuara mund të përfitojnë nga ulja e çmimit të biletave dhe ta marrin atë për vetëm 200 €, para datës 1 Prill. Studentët e shkollave të mesme, studentët në universitet, në studime pasuniversitare dhe PhD të cilët janë 27 vjeç ose më të rinj mund të marrin biletën e tyre për një çmim special prej 50 €.

Biletat e konferencës Spark.me përfshijnë: të gjitha sesionet e konferencës (26-27 Maj), seminaret dhe workshopet (25 Maj), drekën në të dy ditët e konferencës, të gjithë “coffee breaks” në të dy ditët e konferencës dhe një pritje koktejli në mbrëmjen e ditës së 26 të konferencës. Bileta nuk përfshin akomodimin dhe transportin. Të gjitha biletat e blera më vonë mund të transferohen tek një person tjetër (“ndryshim emri”), por nuk mund të kthehen.

Spark.me, një nga konferencat më të rëndësishme të biznesit / internetit në Europën Juglindore, do të mbahet në datat 26-27 Maj, 2017, në Hotel Mediteran, në qytetin bregdetar të Budvës, Mali i Zi. Këtë vit, Spark.me ka përgatitur diçka të re – një ditë shtesë për workshop-et e marketingut dhe startup-et më 25 maj, të cilat janë plotësisht falas ata që kanë biletën e konferencës. Konferenca është organizuar çdo vit që nga viti 2013, nga Domain.ME, një kompani private që është në ngarkim të domain-it kombëtar të internetit të Malit të Zi – .ME.

Spark.me sjell histori nga zgjidhjet teknologjike më inovative, modele të reja të biznesit, strategji angazhimi të markave, iniciativa për ndryshimin e botës dhe bashkon së bashku biznesin, teknologjinë, udhëheqësit e inovacionit, marketerët, startup-et dhe geeks.

Ju mund të gjeni më shumë informacion në lidhje me konferencën në faqen zyrtare të Spark.me, në faqen në Facebook, Twitter dhe në llogarinë tonë në Instagram.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0