17-vjeçari që nuk pranoi ofertën 8 milionë dollarë për faqen e tij të gjurmimit Covid - Business Magazine Albania

17-vjeçari që nuk pranoi ofertën 8 milionë dollarë për faqen e tij të gjurmimit Covid

Avi Schiffmann

17-vjeçari Avi Schiffmann është një sipërmarrës. Por, ai është një ndërmarrës ndryshe. Nuk po përmendet për fitimet, famën dhe mundësitë e rritjes së vazhdueshme. Të paktën, jo tani.

Schiffmann, një i ri i shkollës së mesme që jeton në Washington, ka tërhequr vëmendjen në mbarë botën përmes faqes së tij të llogaritjes së shkallës së mbijetetesës, e cila gjurmon informacione kritike për shpërthimin e koronavirusit. Që nga nisja, gjatë fazave të hershme të pandemisë, faqja e tij e internetit ishte konfiguruar të tërheqë, analizojë dhe përpunojë të dhëna në kohë reale nga Organizata Botërore e Shëndetit, Qendrat për Kontrollin e Sëmundjeve dhe faqet e tjera të qeverisë dhe të konvertojnë ato të dhëna për të treguar infeksionet, vdekjet, rekuperimet dhe normat e ndryshimit për të gjitha vendet e botës. Website ofron informacion shëndetësor dhe gjithashtu përpiqet të llogarisë një normë mbijetese të personave që preken nga COVID-19, bazuar në të dhënat shëndetësore të paraqitura nga përdoruesit për moshën, gjininë dhe faktorë të tjerë shëndetësorë.

A është faqja e njohur? Goditët në shenjë. Sipas profilit të Schiffmann në Business Insider, faqja tërheq rreth 30 milionë vizitorë në ditë dhe ka tërhequr gjithsej deri më tani 700 milionë përdorues.

Nëse jeni sipërmarrës po pyesni veten, “Hej, ky fëmijë mund të fitonte para nga këta vizitorë dhe të bënte një pasuri!”.

Dhe në fakt keni të drejtë. Schiffmann-it i janë ofruar 8 milionë dollarë nga një kompani, për të marrë në dorë faqen e tij dhe beson se ai ndoshta mund të gjenerojë deri në 30 milionë dollarë vetëm duke shitur reklama. Pra, merr paratë dhe vrapo, apo jo?

Lexo: Koha para ekraneve, si po ndikon tek gjumi?

Jo. Schiffmann nuk ka ndërmend të arkëtojë nga kjo faqe interneti. Ai nuk dëshiron të prishë përvojën e përdoruesit me pop-ups, trackers dhe karakteristika të tjera që mund të pengojnë performancën, veçanërisht për njerëzit që përdorin të dhënat nga zonat ku shpejtësia e internetit është më e ngadaltë. Dhe përveç kësaj, edhe pse pranon kontribute, ai thotë se nuk po e bën këtë për para.

“Unë jam vetëm 17 vjeç, nuk kam nevojë për 8 milionë dollarë. Nuk dua të jem një përfitues”, tha për Business Insider. Mos marrja e parave, për shumë sipërmarrës duket një çmenduri (pyesim veten se çfarë mendojnë prindërit e tij?). A është i çmendur ky djalë? Aspak! Ja pse: Schiffmann e do shumë atë që bën. Ai nuk e ka në plan të harxhojë orët e panumërta që duhen për të mirëmbajtur sitin (dhe nuk do të lërë pas dore shkollën për ta bërë këtë). Por më e rëndësishmja, ai ka krijuar informacion të çmuar për miliona njerëz – Informacioni që po ndihmon qeverinë dhe zyrtarët e shëndetësisë të bëjnë politika që të shpëtojnë jetë. Dhe për të, kjo është pagesë e mjaftueshme. Të paktën tani për tani.

Por, megjithëse vetëm një adoleshente, Schiffmann tashmë ka zbuluar gjënë më të rëndësishme në lidhje me sipërmarrjen, të cilën e dinë vetëm ndërmarrësit më të mirë që kam takuar. Ajo është: Pasuria nuk ka të bëjë vetëm me paratë. Ka të bëjë me njohuritë dhe aftësitë, reputacionin dhe arritjet. Në fakt, fokusi priopritar tek paraja nuk është ajo që mund të duan shumë investitorë të mëdhenj tek  partnerët e tyre të mundshëm. Në mënyrën e tij, Schiffmann ka demonstruar disa nga atributet më thelbësore të sipërmarrjes që këta investitorë i duan shumë: një nivel të lartë inteligjence, përkushtim, aftësi për t’u angazhuar dhe punuar shumë me një vizion për të bërë diçka që ndryshon botën. Dhe më e mira, ai është vetëm 17 vjeç.

Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0