17 shprehje super motivuese kur jeni duke ndjerë një lodhje të padurueshme në punë (ose në çfarëdolloj vendi tjetër) - Business Magazine Albania

17 shprehje super motivuese kur jeni duke ndjerë një lodhje të padurueshme në punë (ose në çfarëdolloj vendi tjetër)


Nëse keni provuar shumë mënyra për t’u riaktivizuar dhe ende jeni gati të dorëzoheni, provoni këto 16 shprehje që do t’ju motivojnë të ecni përpara. Lodhja ne vendin e punës nuk është çështje e parëndësishme por as çështje e rrallë. Në 2017 një sondazh i bërë nga Këshilli Kombëtar i Sigurisë zbuloi se 43% e amerikanëve pranuan se nuk flenë mjaftueshëm. Nëse ndihesh i lodhur nga puna fillo të vlerësosh gjumin të ngrënit dhe rutinat e stërvitjes. Gjeni mënyra të riaktivizoheni, të lehtësoni ngarkesën e punës dhe të pushoni. Konsiderojini këto fjalë të mençura më poshtë për t’ju ndihmuar të kaloni ditën tuaj.

1.Burri që lëviz një mal fillon duke mbajtur gurë të vegjël. –Confucius

2.Ka një virtyt në punë dhe një virtyt në pushim. Përdorini të dyja  dhe mos humbisni asnjë. –Alan Cohen

3.Vrapo kur të mundesh, ec kur duhet dhe zvarritu nëse mundesh ; vetëm mos u dorëzo.—Dean Karnazes

4.Mbaje fytyrën drejt rrezatimit të diellit dhe hijet do të jenë mbrapa jush.—Ëalt Ëhitman

5.Duhet të ngrihesh çdo mëngjes me vendosmëri nëse do të shkosh në shtrat me kënaqësi.—George Horace Lorimer

6.Nuk lodhesh kurrë nëse nuk ndalon dhe merr kohë për të.—Bob Hope

7.Mendon se minatorët sillen verdallë gjithë ditën duke folur se sa e vështirë është të gërmosh për qymyr. Jo nuk e bëjnë. Ata thjesht gërmojnë. –Cheryl Strayed

8.Nga vuajtjet janë shfaqur shpirtrat më të fortë; karakteret më masive janë të ushqyer me plagë.—Khalil Gibran

9.Sa më i lartë të jetë niveli i energjisë aq më efikas është trupi. Sa më efikas të jetë trupi aq më mirë do ndihesh dhe do përdorësh talentin tënd për të prodhuar rezultate të shkëlqyera.—Tony Robbins

10.Pasioni është energji. Ndieje fuqinë që vjen nga fokusimi tek gjërat që të pëlqejnë.—Oprah Ëinfrey

11.Nuk po të ndodh ty; po ndodh brenda teje. Kontrollo mendimet dhe energjinë e jashtme për të gjetur përgjigjet.—Sanjo Jendayi

12.Shumë nga dështimet e jetës janë njerëzit që nuk e kuptuan sa afër suksesit ishin kur u dorëzuan.—Thomas Edison.

13.Sa më shumë të humbisni veten në diçka më të madhe se vetja aq më shumë energji do të keni.—Norman Vincent Peale

14.Guximi nuk është të kesh forcën për të ecur përpara; është të ecësh përpara kur nuk ke forcë.—Theodore Roosvelt

15.Jeta është shumë interesante. Në fund disa nga dhimbjet më të mëdha bëhen forca më e madhe.—Dreë Barrymore

16.Bëj orë të rregullta për punë dhe lojë; bëje çdo ditë të dobishme dhe të kënaqshme dhe provo që e kupton vlerën e kohës duke e shfrytëzuar sa më mirë. Kështu rinia do të jetë e lezetshme, mosha e vjetër do të sjellë më pak pendesa dhe jeta do të bëhet një sukses i bukur.—Louisa May Alcoot.

Përktheu Anxhela Haxhillari

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #33 - Nëntor 2023

Numri 33 i revistës tonë, i cili me krenari mund të quhet “Revista e Personazheve.” Në këtë numër, jemi fokusuar në trajtimin e personaliteteve të shquara në fusha të ndryshme, brenda dhe jashtë kufijve të vendit tonë.

Dinamika e emigracionit ka bërë që shqiptarët të kontribuojnë në mënyra të ndryshme në vende të shumta të botës, duke ruajtur gjithmonë lidhjen me atdhen. Numri ynë i ri shpalos ngjarjet dhe angazhimet e tyre, duke sjellë në fokus dinamikën e tyre në ekonominë globale.

Në faqet e revistës, do të njiheni me personalitete të rëndësishme si Drita Ivanaj, e cila me fondacionin e saj ndihmon në avancimin e arsimit dhe kulturës. Gjithashtu, do të përfshihemi në misionin e dr. Skënder Myrtezanit dhe anëtarëve të Vatra Queens, New York, për kthimin e eshtrave të At Fan Nolit në Shqipëri.

Marjana Koçeku, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0