11 Sekrete për hartimin e një rezymeje profesionale

11 Sekrete për hartimin e një rezymeje profesionale


Nëse jeni duke aplikuar për një punë ose pozicion konkurrues, ju e dini që menaxherët e punësimit duan më të mirën nga më të mirët, dhe kjo do të thotë se të gjitha materialet e aplikimit që i paraqisni duhet të jenë pa gabime dhe të krijuar në mënyrë të përsosur. Kjo është e domosodoshme!

Por a ka diçka tjetër që mund të bëni në mënyrë që rezymeja juaj të jetë më konkurruese?

Lexo: Ekspertët e karrierës thonë se kjo është arsyeja pse nuk mund të punësoheni

Në një video të Google, rekrutuesja Rebecca dhe inxhinieri Kendall tregojnë sekretet e tyre. Dhe duke qenë se Google interviston më shumë se 50,000 kandidatë në javë, unë jam i sigurt se ata e dinë se çfarë po flasin.

Këtu janë 11 sekretet e dy ekspertëve të punësimit të Google.

  1. Jini të qartë dhe mos kini frikë të mburreni. Jini të saktë në përshkrimin e përvojës suaj të punës, por mos u turpëroni kur bëhet fjalë për përshkrimin e suksesit tuaj në punët e mëparshme.
  2. Mbajeni rezymenn tuaj të shkurtër, në vetëm një ose dy faqe. Përfshini vetëm informacionin kryesor dhe editoni, editoni, editoni.
  3. Përdorni gjuhë të orientuar drejt veprimit. Përdorni folje të tilla si “zhvilluar”, “menaxhuar”, “udhëhequr”, etj.
  4. Përgatiteni rezymenë posaçërisht për një vend të caktuar të punës. Lexoni përshkrimin e punës dhe studioni si është shkruar. Pastaj, shkruani fjalët e posaçme posaçërisht për këtë përshkrim – duke ia përshtatur detyrat dhe kërkesat.
  5. Përdorni shembuj dhe të dhëna. Ju duhet të jeni në gjendje t’i theksoni arritjet tuaja në pozicionin aktual dhe në ato të kaluarat, me të dhëna dhe shembuj që i mbështesin ato.
  6. Specifikoni në mënyrë të qartë informacionin e rëndësishëm.

Lexo: Ja çfarë nuk duhet të thoni asnjëherë në një intervistë pune

  1. Formati PDF është gjithnjë më i preferuari. Dërgoni versione PDF të rezymes tuaj për punëdhënësit e ardhshëm, jo ​​Microsoft Word, Apple Pages ose formate të tjera softuerësh.
  2. Formati duhet të jetë i pastër, i thjeshtë dhe i qëndrueshëm. Mbajeni formatin e pastër dhe të organizuar. Rreshtoni kolonat dhe shkronjat.
  3. Gjithmonë kontrolloni për gabime. Sipas një studimi të CareerBuilder (platformë punësimi), 58 për qind e rezymeve përmbajnë gabime. Jini të kujdesshëm për gabimet gramatikore, përndryshe, një menaxher punësimi do të mendojë se ju nuk i kushtoni vëmendje detajeve.
  4. Përdorni bullet points kurdo që të mundeni. Bullet points i bëjnë dokumentet të duken më interesante për lexuesin.
  5. Përqendrohuni në rezultatet dhe ndikimin. Siç shpjegon ish ekzekutivi i Google Laszlo Bock, fillojeni fjalinë me një folje aktive, arritjet tuaja gjithnjë përshkruani në baza numerike dhe detajoni çfarë keni bërë për t’i arritur qëllimet e tua.

Lexo: 4 Mënyra se si të shkëlqeni në një intervistë pune

Po e marrim si shembull aplikimin për pozitën e punës- Mbikëqyrës i shitjes. Në vend se të shkruani:

  • I kam përmbushur detyrat vjetore të planit të biznesit për të ardhurat nga shitja me shumicë, shpenzimet e shitjes dhe për markën.

Kështu do të ishte më mirë:

  • Si anëtar i ekipit, i kam arritur 158% të numrit të synuar të kontakteve me klientët (80 kontakte në javë) dhe 192% të kohëzgjatjes së targetimit të synuar (20 minuta për klient).

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0