Ekspertët e karrierës thonë se kjo është arsyeja pse nuk mund të punësoheni - Business Magazine Albania

Ekspertët e karrierës thonë se kjo është arsyeja pse nuk mund të punësoheni


Cila mund të jetë arsyeja që ju nuk mund të punësoheni?

Është një CV që nuk prezanton veten tuaj më të mirë.

Mos harroni: Ju keni vetëm një shans për të lënë një përshtypje të mirë. Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë kur bëhet fjalë për CV-në tuaj. Hulumtuesit kanë zbuluar se rreth 40 për qind e menaxherëve të punësimit shpenzojnë më pak se 60 sekonda për të shikuar një CV dhe 25 për qind prej tyre shpenzojnë më pak se 30 sekonda në secilën CV.

Këtu janë disa mënyra për ta mbajtur atë të freskët dhe të përditësuar.

Përmirësoni adresën tuaj elektronike.

Sipas ekspertit të karrierës, Alexandra Levit, kryetare e Bordit Këshillimor të Karrierës në Universitetitn DeVry, adresa juaj e emailit mund t’i ulë shanset tuaja për punësim.

Nëse po përdorni një adresë emailesh me Hotmail, thotë Levit, ju po i tregoni punëdhënësve se nuk ju intereson shumë procesi i aplikimit, ose nuk po e merrni aq seriozisht atë. Gjithashtu, një llogari e stilit të vjetër mund të bëjë që menaxherët të mendojnë se ju jeni person që nuk adoptohet me zhvillimet e reja.

Zgjidhni një llogari emaili që tregon se ju mund të ecni me kohën..

Tregoni prezencën tuaj online

Punëdhënësit potencialë duan të dinë nëse ju jeni një yll i rrjeteve sociale. Përfshini linkun e website-it tuak, blogut ose llogarive në rrjetet sociale – thjesht sigurohuni që përmbajtja në këto faqe të duket profesionale. Një studim i kohëve të fundit nga Shoqata për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore zbuloi se 84 për qind e punëdhënësve punësojnë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ristrukturoni.

A është CV-ja juaj e vështirë për t’u lexuar sepse nuk ka strukturë ose është një rrëmujë? Organizoni CV-në tuaj në një mënyrë që ka kuptim për lexuesin dhe sigurohuni që të gjitha përvojat profesionale që keni në listë janë relevante dhe të kohëve të fundit.

Rregullojeni përmbajtjen tuaj dhe mbajeni kontrollojeni atë.

Bëjeni CV-në tuaj të shkëlqejë me fjalë që tregojnë shumëllojshmëri dhe që ju po e kuptoni pozicionin për të cilin po aplikoni.

Procesi i aplikimit për punë është mjaft i vështirë. Por në qoftë se ju i jepni CV-s tuaj kohën dhe vëmendjen që meriton, ju do të rrisni në masë të madhe shanset tuaja për të fituar punën e ëndrrave tuaja.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0