11 fakte që duhet të pranoni në rritjen tuaj në karrierë dhe si individ - Business Magazine Albania

11 fakte që duhet të pranoni në rritjen tuaj në karrierë dhe si individ

Nga Armina Plaku, kontributore

Kohët e fundit flitet shumë për suksesin, paranë, famën etj. Kështu po ushtrohet një presion në formën e “motivimit” tek njerëzit se si të arrijnë diҫka në jetë. Padyshim që këshillat dhe frymëzimi janë të dobishme, por një shoqëri shumë materialiste si kjo e sotmja qe po përjetojmë, ka tendencë që të kryqëzojë dhe deformojë konceptin e lumturisë dhe mënyrën se si të bëhemi të pasur apo të suksseshëm.

Dëshira për të ecur para motivon ҫdo individ për të ndjekur ato mundësi, të cilat na hapin rrugën që të rritemi, qoftë në punë, edhe  si njerëz. Koncepti i rritjes në karrierë i një individi perceptohet shpesh me rritjen në detyrë dhe marrjen e një titulli apo posti me rëndësi, pavarësisht nëse është apo ajo ҫka realisht duan të bëjnë.

Kemi dëgjuar shpesh histori të njerëzve, të cilët me vite me rradhë kanë bërë punë, të cilat shumë njerëz të tjerë i ëndërrojnë dhe përsëri nuk janë ndjerë që janë në vendin e duhur. Bazuar në këto situata, jo gjithmonë rritja në pozicion sjell një rritje të individit, Kjo do të thotë që, rritja dhe suksesi në jetë vijnë atëherë kur ti bën atë ҫka të plotëson, zhvillon aftësitë në atë ҫka vërtetë ke pasion dhe të qëndrosh aty.

Këtu jemi mes një zhvillimi aftësish në atë ҫka dëshiron dhe mes zhvillimit të hierarkisë, në të cilën ndodhesh. Rritja duhet të jetë e lidhur ngushtë me Unin tonë për të kuptuar vërtetë atë ҫka duam të bëjmë, në mënyrë që, jo të dukemi të suksesshëm në ambientin që na rrethon, por të ndihemi të suksesshëm.

Secili nga ne është unik dhe nëse jemi në harmoni me veten dhe ëndrrat tona, do jemi tashmë të rritur. Asnjëherë nuk duhet të identifikohemi nga opinioni i ambientit që na rrethon, për të gjykuar vetveten dhe dyshuar nëse jemi të suksesshëm apo jo.

Lexo: 5 muaj në hapësirë, ekuipazhi SpaceX i NASA-s kthehet i sigurt në Tokë

Disa fakte që duhet të pranoni në rritjen tuaj si individ dhe në karrierë:

  1. Përcaktoni në jetë atë ҫka realisht doni të bëni dhe ndiqeni.
  2. Qëndroni me integritet dhe qëllim të mirë ,kufiri mes ambicies dhe egoizmit të tepruar është shpesh herë i padukshëm,mësoni ta dalloni.
  3. Jeta është një proҫes që përfshin një mori eksperiencash prej të cilave do të zbuloni gjithmonë mbi veten,sidomos nga ato të këqijat.
  4. Të pranoni që gabimet janë njerëzore dhe prej tyre mund të mësoni shumë.
  5. Kurrë mos u bazoni në rrugëtimin e të tjerëve për të ndjekur rrugëtimin tuaj.
  6. Punoni me ndershmëri, sepse rruga e suksesit nuk është kurrë e lehtë.
  7. Nëse diҫka nuk shkon mirë në punën apo jetën tuaj, mos e quani kurrë dështim.
  8. Nuk ështe turp të kërkoni ndihmë dhe të jepni. Do kaloni edhe ditë të vështira.
  9. Qënia njerëzore është komplekse ,mësoni ta doni veten.
  10. Jo gjithmonë fama, paraja dhe pushteti të sjellin lumturinë.
  11. Jini në paqe me të.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0