10 vendet më të lumtura në botë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2023. - Business Magazine Albania

10 vendet më të lumtura në botë, sipas Raportit Botëror të Lumturisë 2023.

Finlanda është votuar si vendi më i lumtur në botë për të gjashtin vit radhazi, ka gjetur Raporti Botëror i Lumturisë 2023 .Për të zbuluar vendet më të lumtura në mbarë globin, studiuesit analizuan gjashtë faktorë kyç: mbështetjen sociale, të ardhurat, shëndetin, lirinë, bujarinë dhe mungesën e korrupsionit. Pavarësisht disa krizave të mbivendosura, studimi zbuloi se kënaqësia globale nga jeta është po aq e lartë sa ato në vitet para pandemisë .


Finlanda mbetet në pozitën e parë për të gjashtin vit radhazi. Lituania është i vetmi vend i ri në njëzet e para, duke u ngjitur me më shumë se 30 vende që nga viti 2017. Afganistani dhe Libani i shkatërruar nga lufta mbeten dy vendet më të palumtur në anketë, me vlerësime mesatare të jetës më shumë se pesë pikë më të ulëta (në një shkallë që shkon nga 0 në 10) sesa në dhjetë vendet më të lumtura.

Lexo:3 mënyra për të mos menduar për punën.

Dhjetë vendet e para janë renditur:
Finlanda
Danimarka
Islanda
Izraeli
Holanda
Suedia
Norvegjia
Zvicra
Luksemburgu
Zelanda e Re

worldhappiness

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0