10 thënie motivuese nga sipërmarrës të suksesshëm

10 thënie motivuese nga sipërmarrës të suksesshëm

thënie motivuese

Suksesi kërkon punë të madhe dhe përkushtim, por mbase më shumë se gjithçka, kërkon pasion. Ju duhet të besoni në atë që po bëni – veçanërisht nëse është një startup.

Është e dobishme t’i drejtoheni profesionistëve me përvojë për udhëzim dhe inkurajim, qofshin këta profesorë të shkollës së biznesit, kolegë të suksesshëm, apo thjesht një familjar optimist. Duke pasur këtë në mendje, po ju sjellim disa prej thënieve më motivuese nga disa prej sipërmarrësve më të famshëm në botë.

Lexoni: Thëniet e Mohamed Ali “zgjuan sipërmarrësin” brenda meje

“Unë jam i bindur se rreth gjysma e asaj që ndan sipërmarrësit e suksesshëm nga ata jo të suksesshëm është këmbëngulja e pastër.” Steve Jobs, bashkë-themelues i Apple

“Një vizion është diçka që ju e shihni dhe të tjerët nuk e shohin. Disa njerëz do të thoshin se është një përkufizim i çmendurisë. Por ai gjithashtu përcakton shpirtin sipërmarrës”. Anita Roddick, themeluese e The Body Shop

 “Idetë janë falas. Idetë janë të lehta. Idetë janë të zakonshme. Gjithkush ka ide. Idetë janë shumë, shumë të mbivlerësuara. Ekzekutimi është gjithçka që ka rëndësi.” Casey Neistat, drejtor dhe sipërmarrës në teknologji.

“Jini të gatshëm të rishikoni çdo sistem, të hiqni dorë nga çdo metodë, të braktisni çdo teori, nëse e kërkon suksesi i punës.” Henry Ford, themelues i Ford

“Dështimi është një mundësi. Nëse gjërat nuk po dështojnë, ju nuk po sillni inovacion aq sa duhet”. Elon Musk, themelues dhe CEO i Tesla dhe Space X 

“Një nga mënyrat e vetme për të dalë nga një kuti e ngushtë është të shpikësh vetë rrugën për të dalë”. Jeff Bezos, CEO i Amazon

“Mendoj se shpesh është më lehtë të bësh përparim në ëndrrat mega-ambicioze. Meqenëse askush tjetër nuk është aq i çmendur sa ta bëjë këtë, ju keni pak konkurrencë”. Larry Page, bashkë-themelues i Google

“Lojtarët nuk duhet të luftojnë kurrë. Një biznesmen apo sipërmarrës i vërtetë nuk ka armiq. Pasi ta kuptojë këtë, qielli është kufiri i vetëm për të”. Jack Ma, bashkë-themelues i Alibaba

“Nëse do të përpiqeshim të mendonim për një ide të mirë, nuk do të kishim mundur të mendonim për një ide të mirë. Thjesht duhet të keni një zgjidhje për një problem në jetën tuaj “. Brian Chesky, bashkë-themelues i Airbnb

“Nëse keni një ide, filloni sot. Nuk ka kohë më të mirë se tani për të filluar. Kjo nuk do të thotë të lini punën tuaj dhe të hidheni në idenë tuaj 100% nga dita e parë, por gjithmonë ka diçka të vogël që mund të bëhet për të filluar lëvizjen”. Kevin Systrom, bashkë-themelues i Instagram

Business Because

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0