1 qershori është dita e dedikuar fëmijëve, ku përtej buzëqeshjeve dhe lumturisë së tyre është dhe një ditë ndërgjegjësimi për krijimin e një të ardhme të sigurt për to.
Urimet në këtë ditë nuk kanë munguar as nga politika, ku kanë ndarë foto dhe momente të gëzuara për to. Presidenti Bajram Begaj dhe kryeministri Edi Rama kanë uruar vogëlushët.
“Gëzuar 1 Qershorin fëmijë të dashur”, ishte urimi i tyre ndërsa kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj u ka uruar 1 qershorin të gjithë fëmijëve duke publikuar një video duke luajtur me të birin.
“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve, të vegjël e të mëdhenj”, shkruan Veliaj.
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar fëmijët duke theksuar se Shqipëria duhet të jetë një vend i sigurt për të ardhmen e tyre.
“Gëzuar 1 Qershorin të gjithë fëmijëve shqiptarë. Ne duam një Shqipëri të mundësive për ta, të sigurt dhe të bekuar për të ardhmen e tyre”, shkruan Meta.
Edhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla shprehet se ligjet më të mira për fëmijët janë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë.
“Me rastin e Ditës Botërore të Fëmijëve, si nënë, mësuese, deputete dhe Kryetare e Kuvendit, përshëndes të gjithë fëmijët shqiptarë. 1 Qershori është një festë njerëzore dhe familjare, që bën thirrje për reflektim për të gjithë ne, prindër, mësuesit, ligjvënësit dhe komunitetet.
Me rastin e 1 qershorit, fëmijë të moshave të ndryshme vizituan bazën ajrore të Farkës.
Të vegjëlve iu dha mundësia të shohin bazën ajrore, të prekin mjete e pajisje, të cilat përdoren në raste emergjencash dhe jo vetëm, të takojnë pilotët apo të zhvillojnë edhe fluturime të shkurtra me helikopterë.
Ky aktivitet, përveçse është një mënyrë për të kënaqur fëmijët në ditën e tyre të festës, është edhe një mundësi promovimi për Forcat e Armatosura, për të frymëzuar brezin e ardhshëm të orientohen drejt FA.
Po ashtu aktivitete të tilla kanë si qëllim promovimin e aviacionit dhe të nxjerrin në pah profesionalizmin e personelit të FA.
Për t’u dhënë fëmijëve dashuri e mbështetje të pakufishme e të pakushtëzuar, mirëqenie e mbrojtje të garantuar, arsimim cilësor, t’i mësojmë të dallojnë të mirën nga e keqja, dashurinë nga urrejtja. Ligjet më të mira për fëmijët janë e do të jenë prioritet i Kuvendit të Shqipërisë”, shkruan Nikolla.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.