Përditësuar së fundmi: 17/05/2017

Sentry triumfon në Albanian ICT Awards me Projektin e vitit të Sigurisë Kibernetike

nga Anerola Torollari
Maj 17, 2017
Studied at Faculty of Science, Content Editor Biznesi at Business Magazine
lexo me teper >

Kompania Sentry nga Kosova shpallet fituese në një prej eventeve më prestigjioze me karakter rajonal të fushës së teknologjisë informative. Një nga themeluesit e Sentry L.L.C Drinor Selmanaj është një nga pioneret e sigurisë kibernetike ku përmes trajnimeve profesionale vite me radhë ka edukuar dhe sensibilizuar për nevojën e fortifikimit të sistemeve kompjuterike.

Pjesëmarrës në shumë konferenca ndërkombëtare, ligjërues në universitete vendore dhe rajonale me tema të ndryshme rreth sigurisë, ai gjithashtu ka këshilluar kompani, të cilat kanë qenë shënjestër të sulmeve kibernetike për të minimizuar rrjedhjen e informacionit dhe ka ndihmuar në implementimin e teknologjive më të fundit për mbrojtje kibernetike.

Duke parë nevojën e madhe dhe rrezikun që kanoset nga këto sulme së bashku me profesionistë të tjerë të fushës së sigurisë kanë themeluar kompaninë e lart përmendur.

Sentry L.L.C ofron ngritjen e nivelit të sigurisë së informacionit dhe mbron vazhdimësinë e operimit të biznesit duke ofruar mbrojtje pro-aktive, kjo kompani tashmë ka depërtuar në tregun rajonal duke ofruar shërbime profesionale për të minimizuar dhe parandaluar kërcënimet kibernetike.

Sentry UDS (Sentry – Unified Defense System) është një nga platformat më të avancuara modulare për identifikimin, parandalimin dhe raportimin e sulmeve kibernetike. Platforma është një pako e plotë e integruar dhe e përbërë nga teknologjitë dhe risitë më të fundit, që mundëson një implementim të lehtë, të shpejtë dhe efikas të një standardi kompleks të sigurisë kibernetike brenda një mjedisi biznesi.

Evente

Samiti Global i PR në Beograd

Qershor 1, 2017
9 AM - 5 PM

Innovate your way out 2017!

Qershor 2, 2017
10 AM - 2 PM

SAMITI GLOBAL I GRUAS

Qershor 3, 2017
9 AM/6PM

ICT Youth Camp

Qershor 5, 2017
në orën 10:00 - 8 Qershor në orën 13:00

Doing Business 2017

Shtator 28, 2017
në orën 09:00 - 29 Shtator Sep 29 në orën 20:00