Zvicra prezanton sistemin e parë të kontrollit të trafikut të dronëve në Europë - Business Magazine Albania

Zvicra prezanton sistemin e parë të kontrollit të trafikut të dronëve në Europë


Sistemi zviceran do të bëjë vendosjen e parë të U-hapësirës (U-space), një infrastrukturë dixhitale në Europë që synon parandalimin e aksidenteve që përfshijnë dronët. Faza e testimit do të fillojë në Qershor të këtij viti, sipas agjencisë zvicerane të lajmeve ATS.

Këtë verë në Zvicër, shitjet e dronëve pritet të rriten, duke shtuar presionin për siguri dhe rregulla më të rrepta.

Sistemi kombëtar i menaxhimit për mjetet ajrore pa pilot (UAV) do të jetë i pari i këtij lloji në kontinentin europian. Projekti është nisur si një bashkëpunim mes Skyguide, shërbimi i navigacionit ajror zviceran dhe AirMap, një platformë për menaxhimin e hapësirës ajrore me bazë në Kaliforni.

Në një komunikim të përbashkët për shtyp, të dy kompanitë paraqitën planet e tyre për të krijuar një “hapësirë më të madhe U-zvicerane” që përfshin regjistrimin e dronit, kufijtë virtualë të bazuar në GPS të njohur si zona gjeografike dhe alarmet në kohë reale për pilotët UAV, të cilët do të jenë të lidhur me shërbimet zvicerane të kontrollit të trafikut ajror.

Sistemi i kontrollit UAV do t’u siguronte dronëve “akses të sigurtë në qiellin zviceran,” shkruajnë ata, duke shtuar se presin që sistemi të jetë “plotësisht funksional” në verën e vitit 2019.

Ekonomi që lulëzon

Një projekt i tillë do të jetë një “katalizator” për rritjen e ekonomisë së dronëve në Zvicër, e cila tashmë po lulëzon, tha Skyguide. Sipas njoftimit për shtyp, numri i kërkesave të fluturimit UAV të marra nga Skyguide është rritur dhjetë herë që nga viti 2013.

burimi: swissinfo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0