Zhvillohet konferenca “Përfshirja Sociale në Zhvillimin Rural”. Dhoma e Biznesit të Diasporës në mbështetje të sipërmarrësve në bujqësi - Business Magazine Albania

Zhvillohet konferenca “Përfshirja Sociale në Zhvillimin Rural”. Dhoma e Biznesit të Diasporës në mbështetje të sipërmarrësve në bujqësi

Dhoma e Biznesit të Diasporës

Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare zhvilloi një takim ku prezantoi përmbledhjen e ecurisë së projektit “Angazhimi i Diasporës në Transferimin e Njohurive Bujqësore në Shqipëri” zbatuar nga vetë Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare dhe Shoqata e Kultivuesve Italinë (AIC), në bashkëpunim me programim e IOM Albania “Angazhimi i Diasporës Shqiptare në Zhvillimin Social dhe Ekonomik të Shqipërisë” dhe Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim (AIC) në Shqipëri.

Kryetari i Dhomës së Biznesit të Diasporës, Ardian Lekaj theskoi se ky është një projekti i parë i zbatuar nga Dhoma në fushën e bujqësisë, por edhe më i suksesshmi: “Jemi krenar për punën e bërë nga Dhoma e Biznesit të Diasporës, së bashku me shoqatën e kultivuese italiane, si dhe pa diskutim mbështetja shumë e rëndësishme e IOM Albania. Ky është një projekt i parë i  zbatuar nga Dhoma në fushën e bujqësisë, por edhe më i suksesshëm. Projekti ishte i shkurtër në afat kohor, por rezultatet ishin shumë të mira. Dhoma e Biznesit të Diasporës e krijuar para dy vitesh e ka në fokus të saj saj bujqësinë pasi është një nga shtyllat kryesore të zhvillimit ekonomik të vendit. Pjesëtarë të Diasporës Shqiptare kudo që ndodhen në botë merren me bujqësi dhe janë të lidhur ngushtë me këtë sektor të ekonomisë. Dhoma do vazhdojë të ndërtojë ura të reja bashkëpunimi dhe përvojat e marra në Diasporë do ti sjellim në vendin tonë amë.Një formë shumë e mirë është nxitja e të rinjve për t’u marrë me bujqësi, pasi kjo do të siguronte një të ardhme”.

Zj. Manoela Lussi, Menaxhere e Programit të IOM Albania u shpreh shumë optimiste për ecurinë e këtij projekti, duke theksuar gjithashtu potencialin e Diasporës shqiptare në bujqësi, turizë dhe në sipërmarrje. “Si pjesë e Programit të Diasporës ne kemi punuar me tetë shoqata nga diaspora shqiptare, OJQ në Itali dhe Shqipëri përmes katër projekteve të fokusuara në zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Ne besojmë se projekte të ngjashme krijojnë mundësi të reja ekonomike për zonat lokale, prodhuesit bujqësorë dhe fermerët duke optimizuar prodhimin dhe proceset e lidhura me punën, duke rritur njohuritë teknike të fermerëve dhe duke shkëmbyer praktikat më të mira midis kontekstit italian dhe atij shqiptar”.

Lexoni: Greenposta vlerësohet si Biznesi Social i Vitit nga Dhoma e Biznesit të Diasporës Shqiptare

Dr. Elisabeta Katiaj, mentore e projektit nga IOM Albania u shpreh se ky është një projekt për t’u vlerësuar, por gjithashtu duhet të ketë vijimësi: “Ka qenë një kënaqësi të isha pjesë e këtij projekti, edhe për mua është një eksperienca shumë e bukur për të bashkëpunuar dhe për të njohur sipërmarrësit shqiptarë, të cilët jetojnë në kushte shumë të vështira. Një problem që hasëm ishte certifikimi i produkteve, kështu ne mundësuam kontakte me certifikues nga Italia, të cilët mund të vijnë të njekin nga afër këtë process. Në Shqipëri bujqësia punon ende me kushte primitive, por prodhon produkte shumë cilësore, por gjithsesi mungesa e kushteve modern shkakton shumë probleme. Gjithashtu mungon koncepti marketingut për brendin e produkteve. Dhe për këtë gjë ne kemi folur për të krijuar nga rrjet me brendime në Diasporë, në mënyrë që sipërmarrësit të kenë mundësi të krijojnë ura bashkëpunimi. Dua të them se kam marrë pjesë në shumë projekte, por ky është një projekt unik që kërkon të integrojë edhe shqiptarët në Itali në zhvillimin ekonomik të vendit. Mund të them se është një projekt për t’u vlerësuar, por gjithashtu duhet të ketë vijimësi dhe duhet të procedojë me hapa të tjerë. Ky projekt është një ndihmë konkrete që ne mund t’i ofrojmë sipërmarrësve”.

Znj.Gerarta Ballo, përfaqësuese e Shoqatës së Kultivuesve Italinë (AIC) vlerësoi bashkëpunimet dhe shkëmbimin e ideve që solli ky projekt: “Ky është një projekt që e kemi trajtuar me shumë dëshirë, pasi lidhet me ndjenjat që Diaspora ka për vendlindjen. Për organizatën dhe për ne ishte një dëshirë shumë e madhe të realizonim një projekt me Shqipërinë, nëpërmjet këtij programi. Ky program do vijojë dhe shpresoj që të kemi sa më shumë bashkëpunime dhe shkëmbim idesh.”

Në fjalën e tij drejtori ekzekutiv i Dhomës së Biznesit, Durim Tabaku bëri një përmbledhje të aktiviteteve të mbajtura gjatë projektit, vizitat në terren dhe eksperiencën e eskpertëve të huaj në vendin tonë.

Edhe në këtë takim nuk mungoi eksperienca dhe përvoja italiane nga Drejtori i Raporteve Institucionale pranë AIC. Gjithashtu Ermir Ylviu, kultivues shege dhe Kejda Musa, menaxhere marketing ne “Musai Olive Oil” sollën eksperiencën e tyre në Shqipëri.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0