Zef Preci: Një propozim për “Paketën e Tretë” të ndihmës dhe orarin e punës

Zef Preci: Një propozim për “Paketën e Tretë” të ndihmës dhe orarin e punës

teatri


Nga Zef Preci, ish-Kryetar i Autoritetit të Konkurrencës

Duke vlerësuar faktin se vendi tashmë duket se ka hyrë në fazën e kapërcimit të efekteve të para të epidemisë së COVID-19, fatmirësisht me një bilanc të vogël jetësh të humbura, mendoj se nevojitet rishikimi i politikës së mbylljes (karantinimit të detyruar) të aplikuar në mënyrë joproporcionale nga qeveria shqiptare gjatë dy muajve të fundit.

Lexo: NASA prodhon një respirator për pacientët me COVID-19

Tashmë është bërë e qartë se kufizimi i lëvizjes mbas orës 17.30 të mbrëmjes është jo vetëm shkencërisht i pambështetur, por edhe ndoshta i dëmshëm, i panevojshëm dhe deri-diku i rrezikshëm në panevojshmërinë e tij. Në këtë këndvështrim, mendoj se ishte i drejtë reagimi i ish-Deputetit dhe ish-ministrit Petrit Vasili. Por, po kaq e vërtetë është se deri më tani në vend janë humbur në mënyrë të drejtpërdrejtë më shumë se 60 mijë vende pune dhe padyshim edhe më shumë se kaq në mënyrë të tërthortë. Në këtë grup të dytë, unë përfshijë ata të punësuar informalisht ose pjesërisht informalisht, që përpara ndalimit ishin pjesë e zinxhirit të shërbimeve, por që tani që po vjen hapja e ekonomisë, akvitetet e tyre kanë humbur klientelën, mungojnë klientët për shërbimet e tyre apo sipërmarrësit e rrjeteve të shumicës janë duke ndërruar skemat e punës (përdorin shërbimin në shtëpi, online). Domethënë situata është serioze dhe për fat të keq, pritet që të përkeqësohet më tej në ditët ose javët që vijnë.

Është në interes të informimit publik dhe mbi të gjitha në favor të rimëkëmbjes më të shpejtë të ekonomisë sonë kombëtare që qeveria të analizojë kategoritë e personave që kanë humbur apo janë duke humbur vendet e punës. Kjo ndihmon për të sqaruar se cilat kategori janë puntorë që humbasin përgjithmon vendet e tyre të punës, një kategori e cila sipas meje duhet trajtuar me pagesën kalimtare të papunësisë menjëherë mbas mbarimit të periudhës “pages së luftës”, si e drejtë ligjore e pakontestueshme e tyre edhe pse jemi në periudhë fatkeqësise natyrore.

Në grupin e dytë mendoj duhen identifikuar ata të punësuar, të cilëve sipërmarrësit ju kanë ndërprerë marrëdhëniet e punës nën ndikimin e paqartësisë së krizës, kur nuk dihej fundi, kur ka paqartësi në marrëdhënie me partnerët e huaj (për ata që punojnë me të tillë partnerë), kur nuk dihet sjellja e konsumatorëve të brendshëm, etj. Për këtë grup, mendoj se nevojiten këshillime serioze të qeverisë me komunitetin e biznesit me qëllim mbështetjen e këtij të fundit për rikthimin në punë, duke bërë modifikimet e radhës me kredinë sovrane duke përfshirë kushtëzimin me ripunësimet dhe sidomos duke lehtësuar procedurat e ekzekutimit të saj në favor të bizneseve. Në mënyrë alternative, për atë pjesë të punëtorëve për të cilët nuk ka shanse ripunësimi në vendet e mërparshme të punës, të aplikohet pagesa kalimtare e papunësisë sipas ligjit.

Lexo: Freedom House: Udhëheqësit në Evropën Qendrore, Ballkan dhe Euroazi, sulmojnë haptaz institucionet demokratike

Në grupin e fundit janë punëtorët informalë që janë goditur nga kriza, domethënë që kanë humbur vendet e tyre të punës. Mendoj se këta duhen përfshirë patjetër në paketën e tretë të “pagës së luftës” (apo të të harruave më pelqen ta quaj) duke ju kërkuar një deklarim të përbashkët të tyre përpara autoriteteve tatimore (mund të bëhet me formular online) së bashku me punëdhënësin e fundit përpara krizës që mbas shpalljes zyrtarisht si të përfunduar periudha e gjendjes së fatkeqësisë natyrore do të rikthehen në punë me kontratë të rregullt dhe pa sanksione për të shkuarën. Në rast se të papunët e këtij grupi janë të vetëpunësuar, duhet të detyrohen të regjistrohen në organet tatimore pa asnjë penalitet, regjistrim i cili hyn në fuqi ditën mbas mbarimit ligjërisht të gjëndjes së fatkeqësisë natyrore.

Së fundi, por jo për nga rëndësia, një sugjerim në lidhje me oraret e fillimit dhe mbarimit të punës në sektorin publik dhe privat të vendit tonë. Tashmë është bërë e qartë se ndoshta për disa vjet do të jemi të detyruar të bashkëjetojmë me COVID-19 dhe fati i gjthsecilit prej nesh përballë kësaj epidemie është, përveç mbajtjes së detyruar të kaskës me ambjentet publike, të bëjmë gjithçka për të mbrojtur veten, familjen, kolegët e punës dhe komunitetin ku punojmë e jetojmë. Por që ta bëjmë këtë me korrektesë, nevojitet që të rregullojmë oraret e fillimit dhe mbarimit të punës, sepse vetëm puna do të na çojë në zbutjen e efekteve të krizës mbi jetesën e gjithsecilit prej nesh.

Më konkretisht, i propozoj qeverisë që në përputhje me specifikat e vendit të punës, të organizojë aktivitetin e institucioneve, të shërbimeve qeveritare bazë dhe të shoqërive publike me dy turne, ndërsa në sektorin privat kjo të bëhet me tre turne. Përveçse do të ulej fluksi i lëvizjes së popullsisë në infrastukturën modeste dhe gati gjithnjë të mbingarkuar të Tiranës, por do të ulej kështu edhe rreziku i zgjerimit të pakontrolluar të infektimit masiv të popullsisë.

Ndërkaq rritja e shpenzimeve kryesisht për energjinë elektrike është plotësisht i justifikuar dhe ndihmon për të rivendosur në punë më shpejt motorët e ekonomisë sonë kombëtare. Në këtë rast, detyrë e qeverisë, përveçse rregullimit të detyruar të orareve të punës në sektorin publik dhe në bashkëpunim me organizatat e biznesit edhe në atë privat, është të rregullojë transportin publik në mënyrë të përshtatshme për t’ju përgjigjur orareve të punës duke respektuar distancimin social dhe fizik të rekomanduar në vijimësi nga mjekët.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
1
1