Zbuloni risitë që Google prezantoi në eventin me të madh të pajisjeve hardware - Business Magazine Albania

Zbuloni risitë që Google prezantoi në eventin me të madh të pajisjeve hardware


Të Martën e kaluar, Google ftoi gazetarët në New York City për të debutuar smartfonin e tij më të ri, Pixel 3, midis disa të mirave të tjera hardware.

Google bëri dhjetëra njoftime në eventin e tij 75 minutësh.

BusinessMag ju njeh me 10 njoftimet më domethënëse që Google bëri në eventin e tij më të madh të pajisjeve hardware:

1. Pixel 3 ka një funksionalitet mbresëlënës që quhet “Night Sight”, i cili mund të nxjerrë foto fantastike edhe në dritë të ulët

Google doli me një zgjidhje më të mirë në lidhje me fotografitë që bëhen me flash që “i verbon miqtë tuaj dhe ju nxjerr një foto të panatyrshme”.

Sight Night la një impakt të madh në eventin e së martës. Kur Google tregoi dy foto – një të marrë me Pixel 3 dhe një të marrë me iPhone XS të Apple-it – turma filloi të qeshë dhe të duartrokasë.

Fotoja me Pixel 3 dukej shumë më e ndritshme dhe më e qartë se ajo e iPhone. Google tha se asnjë fotografi nuk ishte redaktuar.

Përsa i takon se sa i mirë është opsioni Night Sight në botën reale, ne duhet ta provojmë këtë vetë, por duket mjaft premtuese.

2. Google tashmë ofron një mënyrë për të kapur selfie me kënd më të gjerë në Pixel 3, kështu që mund të përfshini më shumë njerëz dhe detaje.

“Group Selfie Cam” në Pixel 3 ju lejon të kapni në kënd më të gjerë selfiet tuaja thjesht duke e bërë zoom. Google thotë se ju mund të kapni 184% më shumë në selfien tuaj me Pixel 3.

Duke pasur parasysh se sa shumë i pëlqejnë njerëzit selfiet, kjo ndryshon shumë gjëra duke e bërë këtë njoftim më interesant gjatë eventit.

3. Modaliteti “Photobooth”, një funksionalitet i ri i kamerës së Pixel 3, automatikisht do të shkrepë fotografi nëse jeni duke buzëqeshur ose duke bërë një fytyrë qesharake.

Është një gjë e mençur që mund të rezultojë në më shumë argëtim dhe foto me pamje natyrale.

4. Google ka integruar funksionin e vet futuristik Lens në kamerën e Pixel 3 – kështu që nëse ju drejtoni telefonin tuaj në një menu restoranti, për shembull, ajo mund të gjejë adresën ose emailin dhe do t’ju kërkojë ta hapni atë në Google Maps ose Gmail.

Ju gjithashtu mund të drejtoni kamerën tuaj te gjërat që dëshironi të blini. Pra, le të themi që ju shihni dikë që ka veshur një xhaketë të bukur – vetëm vendosni kamerën tuaj të Pixel 3 dhe telefoni juaj automatikisht do të gjejë xhaketa të ngjashme që mund të blini në internet.

5. Pixel 3 i Google çon modalitetin portrait në një tjetër nivel, madje shumë më lart se iPhone XS.

Modaliteti portrait në Pixel 3 ju lejon të rregulloni disa settings pas shkrepjes së fotografisë. Ju mund të redaktoni thellësinë e fushës, siç mundeni në iPhone XS, por gjithashtu mund të krijoni ngjyra duke zbehur ngjyra të tjera ose duke ndryshuar subjektin e fotos, diçka që kompanitë e teknologjisë së lartë janë përpjekur të arrijnë.

Numri i veçorive të reja të modalitetit portrait- dhe niveli i kontrollit që merrni për secilën prej tyre – tregon pse kamerat e smartfonëve të Google janë më të mirët.

6. Telefonat e rinj të Google Pixel 3 vijnë me një funksionalitet të quajtur “Super Res Zoom” për t’ju dhënë fotografi më të mira nga afër që nuk humbin detajet.

Ja sesi e përshkruan Brian Rakowski i Google funksionalitetin:

“Kushdo që është përpjekur të bëjë një foto në një koncert e di se kamerat e telefonit kur zmadhohen bëhen të tmerrshme. Ndërsa Pixel 3 nxjerr një sërë fotografish, secila pak më ndryshe se tjetra, duke përfituar nga lëvizjet e vogla natyrore të dorës suaj. Ne i drejtojmë ndryshimet përmes një algoritmi bashkimi për të krijuar një të shkrepur të zmadhuar të bukur.”

“Kjo teknikë e shkrirjes së fotografive me rezolucion më të lartë është përdorur në hulumtimet e avancuara të astronomisë për të nxjerrë imazhe në sipërfaqen e Marsit. Pixel 3 e vë këtë teknologji në një pajisje që mund ta mbani në dorën tuaj.”

Pra, në thelb Google po përdor të njëjtën teknikë që astronomët përdorin për të hartuar sipërfaqet planetare, por për smartphone-in tuaj, kështu që mund të merrni më shumë foto të zmadhuara.

7. “Flip to Shhh” është një veçori e re për Pixel 3. Nëse kjo veçori është on dhe ju e vendosni telefonin mbrapsht në tavolinë, ajo automatikisht do të bëjë mute muzikën dhe njoftimet.

Çdo smartphone duhet ta ketë këtë funksionalitet.

8. Funksionaliteti i ri “Call Screen” për Pixel 3 është hera e parë që do të mund të përdorë teknologjinë Dupleks të avancuar të Google, e cila përdor Google Assistant për të bërë thirrje telefonike në emrin tuaj.

Me Call Screen, nëse nuk e dini se kush po ju merr ose mendoni se mund të jetë një telemarketer, mund të lini që të përgjigjet Asistenti juaj i Google.

Do t’i thotë telefonuesit se ai që po përgjigjet në emrin tuaj është një asistent dhe do ta pyesë pse po telefonon. Në atë moment, e gjithë biseda do të transkriptohet në ekranin tuaj në kohë reale, kështu që mund të zgjidhni nëse doni të përgjigjeni ose jo.

9. Google gjithashtu prezantoi një aksesor të veçantë për Pixel 3: një karikues wireless $ 79 të quajtur Pixel Stand, i cili ka dhe funksionalitete të tjera.

10. Google Home Hub, një pajisje e re smart që Google zbuloi të martën, përmban një “Home View” ku mund të kontrollosh të gjitha pajisjet e tjera smart në një vend të vetëm, nuk ka nevojë të hapësh një milion aplikacione të ndryshme.

Një nga çështjet më të mëdha me pajisjet ekzistuese smart-home është se ato kanë aplikacione dhe ndërfaqe të ndara. Me Google Home Hub, të gjitha këto pajisje mund të kontrollohen nga një vend i vetëm, duke e bërë më të lehtë përdorimin e pajisjeve smart në shtëpinë tuaj.

Gjithashtu do të keni mundësi të hyni në Home View nga telefoni juaj Android.

burimi: BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0