Zbulimi kuantik mund të revolucionarizojë informatikën - Business Magazine Albania

Zbulimi kuantik mund të revolucionarizojë informatikën

~2 minuta lexim

Shkencëtarët kanë bërë një hap më afër krijimit të kompjuterëve ‘kuantikë’ me shumë detyra, shumë më të fuqishëm se edhe superkompjuterët më të avancuar të sotëm. Kompjuterët kuantikë përdorin cilësitë e çuditshme të grimcave nën-atomike.

Të ashtuquajturat grimca kuantike mund të jenë në dy vende në të njëjtën kohë dhe gjithashtu të lidhura edhe pse ato janë miliona milje larg njëra-tjetrës. Një ekip i Universitetit Sussex transferoi informacion kuantik midis çipave kompjuterikë me shpejtësi dhe saktësi rekord.

Shkencëtarët e kompjuterave janë përpjekur të bëjnë një kompjuter kuantik efektiv për më shumë se 20 vjet. Firmat si Google, IBM dhe Microsoft kanë zhvilluar makina të thjeshta. Por, sipas Prof Winfried Hensinger, i cili udhëhoqi kërkimin në Universitetin e Sussex, zhvillimi i ri hap rrugën për sistemet që mund të zgjidhin probleme komplekse të botës reale, për të cilat kompjuterët më të mirë që kemi sot nuk janë të aftë.

Aktualisht, kompjuterët zgjidhin problemet në një mënyrë të thjeshtë lineare, një llogaritje në të njëjtën kohë. Në fushën kuantike, grimcat mund të jenë në dy vende në të njëjtën kohë dhe studiuesit duan ta shfrytëzojnë këtë veti për të zhvilluar kompjuterë që mund të bëjnë llogaritje të shumta në të njëjtën kohë.

Grimcat kuantike mund të jenë gjithashtu miliona milje larg njëra-tjetrës dhe të lidhen çuditërisht, duke pasqyruar veprimet e njëra-tjetrës në çast. Përsëri, kjo mund të përdoret gjithashtu për të zhvilluar kompjuterë shumë më të fuqishëm. bbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0