YouTube kryeson tregun, fiton 15 miliardë dollarë nga reklamat

YouTube kryeson tregun, fiton 15 miliardë dollarë nga reklamat


 

Kompania Alphabet ka shpalosur për herë të parë përmasat e vërteta të fitimeve që ka biznesi përmes reklamave që bëhen në Google, duke përfshirë reklamat e YouTube, të cilat i sollën 15 miliardë dollarë fitim në vitin 2019.

Shitjet që bëhen nga reklamat në YouTube janë rritur me 86% që prej vitit 2017 dhe 36% në krahahsim me vitin 2018.

Alphabet, historikisht ka thyer rekordet e bizneseve që bëjnë reklamime në Google dhe në arena të tjera të Google business.

“Për të siguruar më shumë sukses në biznesin tonë dhe në mundësitë potenciale, ne jemi duke investuar të ardhurat tona në baza më të qëndrueshme si Search, YouTube dhe Cloud”, tha CEO Ruth Porat në një konferencë për shtyp.

Fitimet e Alphabet gjatë vitit 2019 nga segmente të ndryshme

Google Search & Other – 98 miliardë dollarë

YouTube Ads – 15 miliardë dollarë

Google Cloud – 9 miliardë dollarë

Google Other – 17 miliardë dollarë

Other bets – 659 milionë dollarë

Hedging Gains – 455 milionë dollarë

Biznesi themelor i Google, i cili tani quhet Google Search and Other, përbën 60% të shitjeve totale të Alphabet.

Lexo këtu: YouTube burim të ardhurash edhe për fëmijët. 8 vjeçari rekord me 26 milionë dollarë fitime

Rritja e fuqishme e reklamave të biznesit në YouTube gjatë vitit të shkuar, ndodhi si pasojë e reklamimit të markave. Një arsye tjetër janë “pergjigjet e menjëhershme”, të cilat u reklamuan përmes adresave, ku mund të klikoje për të parë përmbledhje të produkteve ose mund të bëje blerje përmes një kliku.

“Lajmi i madh është se Google, për herë të parë po fiton më shumë të ardhura nga reklamat sesa YouTube”, tha Nicole Perrin, analist i eMarketer, gjatë një konference për shtyp. “Kjo është diçka që investitorët e kanë dashur gjithmonë, por këtë informacion duhet ta konsiderojmë të rëndësishëm, sepse tregon vlerën e madhe që ka YouTube në reklamimin dixhital. YouTube po rritet fuqishëm sipas raportit tonë, të ardhurat janë më të larta sesa eMarketer kishte parashikuar”.

YouTube ka grumbulluar 3 miliardë dollarë fitime nga abonimet në tre-mujorin e fundit të 2019, tha Pichai në konferencë. YouTube ka mbi 20 milionë njerëz të abonuar në kanalet muzikore, shtoi ai.

Sidoqoftë, shefi i financave të Alphabet, Porat tha se rritja e shpejtë ka pasur kosto për YouTube, duke përfshirë pagesat për krijuesit e përmbajtjes, shpenzimet e infrastrukturës dhe kostot që lidhen me “marrjen prsipër të përgjegjësisë së përmbajtjes”.

Google Cloud po rritet në renditje

Një tjetër segment biznesi në të cilin janë përqëndruar drejtuesit e Alphabet është Google Cloud. Edhe në këtë segment ka pasur rritje. Në tregun e cloud, Google renditet i treti pas Amazon Web Services dhe Microsoft Azure, por po punon për të qenë lider në këtë industri. Shitjet totale të Google Cloud gjatë 2019 ishin rreth 9 miliardë dollarë, më pak sesa çereku i fitimeve të AWS gjatë po këtij viti. Të ardhurat e Google Cloud gjatë 3 mujorit të fundit të 2019 ishin 2.6 miliardë dollarë, 52% më shumë sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rritja 3 mujore e Google Cloud erdhi si pasojë e disa marrëveshjeve mbi 50 milionë dollarëshe, të cilat na dyfishuan fitimet krahasuar me një vit më parë, u shpreh Pichai. Rezultatet tregojnë se Google Cloud po fiton hapësirë në treg krahasuar me AWS dhe Azure, tha analisti i Synovus Trust Company, Dan Morgan.

Alphabet po investon shumë në biznes dhe po planifikon të trefishojë llogarinë në Google Cloud gjatë tre viteve të ardhshme me teknika dhe punësime të reja, tha Porat.

CNN Business

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0