WhatsApp prezanton funksionin e ndarjes së ekranit gjatë video telefonatave - Business Magazine Albania

WhatsApp prezanton funksionin e ndarjes së ekranit gjatë video telefonatave

WhatsApp është një nga aplikacionet më të njohura për të bërë video thirrje dhe ofron një listë mjaft solide të veçorive, por përdoruesit e tij ende nuk mund të ndajnë ekranin e pajisjeve të tyre me njerëzit me të cilët po flasin.Megjithatë, edhe kjo do të ndryshojë.

WEBetainfo shkruan se funksioni i ndarjes së ekranit gjatë video thirrjeve u vjen së shpejti përdoruesve dhe aktivizohet duke prekur një ikonë të re në menunë e kontrollit të thirrjeve.

“WhatsApp do të ketë qasje në të gjitha informacionet që janë të dukshme në ekranin tuaj ose që shfaqen në pajisje gjatë regjistrimit ose transmetimit. Kjo përfshin informacione të tilla si fjalëkalimet, detajet e pagesës, fotot, mesazhet dhe audion që transmetohet”, thuhet në paralajmërim që shoqëron funksionin e ri.

Në këtë mënyrë, WhatsApp kap hapin me Zoom dhe Microsoft Teams, të cilët tashmë kanë funksionin e përmendur.

Ndarja e ekranit është e dobishme në situata të tilla si prezantimet gjatë takimeve të punës, por mund të përdoret për mbështetje teknike si dhe për ndihmë reciproke midis anëtarëve të familjes.  businesstoday

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0