WhatsApp lançon zyrtarisht pa pagesë video thirrjet  për 1 miliardë përdoruesit e tij - Business Magazine Albania

WhatsApp lançon zyrtarisht pa pagesë video thirrjet  për 1 miliardë përdoruesit e tij


Sot, rrjeti social njoftoi që ky opsion është i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë globin – duke e vënë atë në konkurrencë të drejtpërdrejtë me FaceTime të Apple dhe chat-in e aplikacionit  Skype.

Kjo do të jetë në dispozicion për përdoruesit e aplikacionit të kompanisë iOS, Android dhe Windows Phone – Cilësia e shërbimit do të varet jashtzakonisht shumë nga linja e internetit në dispozicion.

Është shumë e thjeshtë për ta përdorur këtë shërbim- ju vetëm klikoni në ikonën e thirrjes siç bëni për një telefonatë zëri dhe pastaj zgjidhni “video thirrje” për të aktivizuar atë.

“Ndonjëherë zëri dhe teksti nuk janë të mjaftueshme. Nuk ka zëvendësim për të shikuar nipin tuaj kur hedh hapat e parë, ose të shikosh fytyrën e vajzës suaj, ndërsa ajo është duke studiuar jashtë vendit. Dhe ne duam që këto të jenë në dispozicion për të gjithë, jo vetëm për ata që mund t’i përballojnë telefonat më të shtrenjtë ose të jetojnë në vendet me rrjetet më të mira celulare. ”

Nëse nuk është në dispozicion në telefonin tuaj tani, do të jetë “në ditët e ardhshme.”

Jeni hutuar? Nuk duhet të jeni. Këtu është një shpjegim se si ta përdorni atë:

1. Filloni duke hapur një bisedë dhe klikoni në ikonën thirrje në këndin e sipërm në të djathtë të tij.

whatsapp-ka-nisur-pa-pagese-video-thirrjet-per-1-miliarde-perdoruesit-e-tij-businessmag

2. Pastaj klikoni në opsionin “Video call” që shfaqet në krah të kontaktit.

whatsapp-ka-nisur-pa-pagese-video-thirrjet-per-1-miliarde-perdoruesit-e-tij-businessmag

3. Dhe – duke supozuar se ata do përgjigjen – shikoni më poshtë! Ashtu si thamë, shumë e thjeshtë.

whatsapp-ka-nisur-pa-pagese-video-thirrjet-per-1-miliarde-perdoruesit-e-tij-businessmag

 

burimi: businessinsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0