WhatsApp arrin dy miliardë përdorues në të gjithë botën

WhatsApp arrin dy miliardë përdorues në të gjithë botën


WhatsApp arriti më shumë sesa 2 miliardë përdorues në të gjithë botën. Prindërit mund t’u dhurojnë dashuri fëmijëve të tyre, pak rëndësi ka vendi ku ndodhen. Kolegët mund të bashkëpunojnë dhe bizneset mund të rriten lehtësisht duke u lidhur me klientët e tyre.

Bisedat private, të cilat kanë qenë të mundura vetëm duke u takuar ballë për ballë, tashmë mund të kryhen edhe në distanca të largëta përmes bisedave të shkruara dhe atyre video. Ka kaq shumë momente të mrekullueshme dhe të veçanta që njerëzit ndajnë me njëri-tjetrin në WhatsApp. Ne jemi të përulur dhe të nderuar që arritëm këtë moment historik.

Lexo këtu: WhatsApp pay, Mark Zuckerberg planifikon ta lançojë së shpejti globalisht

Përfaqësuesit e kompanisë thonë se, “ne e dimë që sa më shumë mundësojmë komunikim aq më shumë na duhet ta mbrojmë atë. Ndërkohë që zhvillojmë gjithnjë e më shumë jetën tonë online, mbrojtja e bisedave tona është më e rëndësishme se kurrë”.

Kjo është arsyeja pse mesazhet që dërgohen në WhatsApp sigurohen përmes “end-to-end encryption” që në fillim të bisedës. “Kjo lloj sigurie shërben si çelës i pathyeshëm dixhital që e mban informacionin e dërguar në WhatsApp të sigurt, duke ju mbrojtur nga hakerat dhe kriminelët. Mesazhet ruhen vetëm në celularin tuaj dhe askush përveç jush nuk mund mund t’i lexojë mesazhet apo t’i dëgjojë telefonatat, madje as stafi i WhatsApp. Bisedat tuaja private mbeten mes jush dhe personit që flisni”, thonë përfaqësuesit zyrtarë të kompanisë.

Siguria e bisedave është një nevojë në jetën moderne. Ne nuk bëjmë kompromis për sigurinë sepse ajo do e bënte jetën e njerëzve më pak të sigurt. Për më shumë mbrojtje të të dhënave, kompania punojn me ekspertë të sigurisë, përdor teknologji të nivelit të lartë për të ndaluar shpërdorimin si dhe ofrojmë mënyra dhe kontrolle për raportimin e çështjeve të caktura, pa cënuar privatësinë.

WhatsApp-i filloi me qëllimin për të ofruar një shërbim të thjeshtë, të besueshëm dhe privat për përdoruesit.

Whatsup Blog

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0