WhatsApp pay, Mark Zuckerberg planifikon ta lançojë së shpejti globalisht - Business Magazine Albania

WhatsApp pay, Mark Zuckerberg planifikon ta lançojë së shpejti globalisht


Mark Zuckerberg premton të bëjë revolucion në sistemin e pagesave online, duke u mbështetur në një prej platformave të tij më të suksesshme, WhatsApp.

Zuckenberg deklaroi në prezantimin e investitorëve se brenda pak muajsh WhatsApp pay me shumë gjasa do të jetë aktive.

Për ata që nuk e dinë, WhatsApp pay është një kombinim i messenger dhe një sistemi pagesash, të cilin Facebook e ka kombinuar dhe e ka testuar për rreth një vit në Indi në të paktën 1 milion përdorues.

Nuk është një risi teknologjike, pasi në Azi dhe veçanërisht në Kinë, ka platforma të përafërta dhe të suksesshme, si We Chat. Por, suksesi i mundshëm në treg i WhatsApp Pay, do të kishte efekt global shumë më domethënës, nisur nga përdorimi i gjerë i tij në botën perëndimore.

LEXO: Facebook ju gjurmon ku jeni edhe nëse e keni fikur lokalizuesin

Përdoruesit e iPhone 4 dhe modelet e mëprarshme nuk do të mund të përdorin Whatsapp pay. E njëjta gjë vlen për përdoruesit e smartphone-ve android, në Android 2.3.7 apo produkte të mëparshme.

Digitalinformation

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0