Në mes të këtij muaji, në një letër dërguar dy senatorëve amerikanë, kompania pranon se, “Edhe nëse dikush nuk aktivizon të dhënat e vendndodhjes, Facebook ende mund të përcaktojë pjesërisht vendndodhjen e tyre, falë informacionit që ata japin përmes aktiviteteve dhe lidhjeve të tyre në shërbimet tona të ndryshme”.
Kur njerëzit çaktivizojnë gjeolokalizuesin, platforma ruan akoma të dhëna, por janë veçanërisht adresat IP (sistemi i identifikimit të një lidhjeje në internet), ato që tradhtojnë përdoruesit e shqetësuar për ruajtjen e sekretit.
Por, Facebook thekson se në këtë rast, ndalet në nivelin e qytetit ose kodit postar, pa u përpjekur të shkojë më tej, përveçse për arsye sigurie.
Grupi kalifornian mbledh të dhëna personale të të gjitha llojeve, nga afërsisht 2,2 miliardë përdorues të tij të përditshëm, të cilët përdorin të paktën një prej platformave të tij (Instagram, Messenger, WhatsApp, Facebook).