Ditën e premte, me datë 27 Mars, në orën 15:00-16:00, zhvillohet webinari me temë: “Biznesi në kohën e Koronavirusit”.
Në këtë kohë pandemie shumë biznese janë mbyllur. Të gjithë janë të shqetësuar se çfarë do të ndodhë. Të gjithë janë duke diskutuar kryesisht vetëm për problemet shëndetësore. Po ato ekonomike?
Bizneset tani kanë filluar të punojnë nga shtëpia. Por, ka shumë çështje të cilat janë të paqarta në lidhje me këto biznese.
Si po ndryshon të bërit biznes në kushtet e sotme? Çfarë masash duhet të marrin kompanitë për një organizim më të mirë? Cilat janë mjetet e përshtatshme për të bashkëpunuar? Si të krijojmë kulturën e të punuarit në distancë? Si po ndryshon komunikimi marketing në këto kushte?
Panelistët janë:
- Gerti Boshnjaku
- Tomi Kallanxhi
Këto dhe shumë çështje të tjera lidhur me të bërit biznes në këto ditë të vështira do të trajtohen nga panelistët në këtë webinar, të moderuar nga Dritan Mezini.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.