Webhelp hap zyrat në Shqipëri! - Business Magazine Albania

Webhelp hap zyrat në Shqipëri!

Webhelp, një lider ndërkombëtar për marrëdhëniet me klientët dhe shërbimet për bizneset, hapi zyrtarisht dyert në Tiranë, në vazhdën e zgjerimit strategjik. Webhelp u hap zyrtarisht në Tiranë në 26 prill dhe do të ofrojë mbështetje të plotë në kujdesin ndaj klientit për një markë të njohur ndërkombëtare në fushën e bukurisë. 

-“Jemi shumë krenar të hapim zyrat tona në Tiranë dhe të fuqizojmë aftësitë tona për të mbështetur bizneset”,- u shpreh Andrea Coli, drejtues i përgjithshëm i Webhelp Italy, “Jemi shumë entuziastë për zgjerimin e ekipit tonë në Shqipëri dhe për të ofruar shërbime për partnerët tanë të rinj dhe ata ekzistues ndërsa do të kontribuojmë në ekonominë vendase duke ofruar mundësi zhvillimi për karrierën. Mezi po presim të fillojmë bashkëpunimin me partnerin tonë të ri dhe jemi të lumtur që do të punojmë me një lider në industrinë e bukurisë në të gjithë botën.”

Lexo: Wetransfer mbështet kauzën e lumit Vjosa

Webhelp është duke rekrutuar të rinj pasionantë për të plotësuar fillimisht 200 vende pune, me synimin për të patur 500 pjestarë në ekipin e vet deri në vitin 2022. Zyrat në Shqipëri do të ofrojnë shërbime të kujdesit ndaj klientit dhe shërbime të menaxhimit të përmbajtjes për klientë ndërkombëtarë kryesisht në italisht, gjermanisht, anglisht, spanjisht dhe frëngjisht, me mundësinë për të ofruar edhe shërbime në shqip dhe në greqisht për partnerë lokalë. Çelja në Shqipëri shënon hapin më të fundit për zgjerimin e rrjetit të Webhelp duke shfrytëzuar pikat e forta të shumë vendeve për t’i shërbyer më mirë klientëve vendas dhe ndërkombëtarë në Evropë. Zyra në Tiranë menaxhohet nga ekipi i Webhelp në Milano, që mbulon Italinë dhe Çekinë. 

Webhelp do të shfrytëzojë 20 vitet e përvojës, ekspertizës dinamike dhe mënyrës globale të të punuarit për të kontribuar në zhvillimin ekonomik të Tiranës dhe suksesin e shërbimeve të kujdesit ndaj klientit në Shqipëri. Me vizionin për ta bërë biznesin më njerëzor dhe me kulturën e një kompanie unike dhe solide, bazuar në një komunitet prej 75 mijë pjestarësh të pasionuar që kanë ndryshuar rregullat e lojës, Webhelp ia del të lërë gjithmonë mbresa duke i ndihmuar klientët e vet në një mënyrë që përçon vlera të vërteta. 

Webhelp e bën biznesin më njerëzor për markat më të famshme në botë

Jetojmë në epokën e komunikimit të shpejtë dhe inteligjencës artificiale. Sot, përvojat njerëzore kanë akoma më shumë rëndësi për t’i bërë bizneset të mbërrijnë në zemrat dhe mendjet e klientëve. Webhelp punon me përkushtim që t’i bëjë bizneset më njerëzore. Përmes kësaj, Webhelp e bën përvojën e klientit më të larmishme dhe krijon zgjidhje biznesi që përcjellin vlera për markat më të famshme në botë. Webhelp është partner përmes një sërë shërbimesh të cilat përfshijnë kujdesin ndaj klientit, apo social media. Qindra marka në të gjithë botën i besojnë Webhelp për shkak të njerëzve që punojnë aty, kulturës përmes së cilës punojnë dhe ideve dhe teknologjisë që shfrytëzojnë. Webhelp ka besim se inteligjenca emocionale krijon një impakt afatgjatë dhe aftësia për t’i dhënë një prekje njerëzore teknologjisë së duhur është ajo që bën diferencën e vërtetë për klientët e tij. 

Lexo: Investo tek fëmija këtë verë. Summer School në Kallz

Duke zgjedhur Webhelp, ata kanë akses në pasionin dhe përvojën e më shumë se 75,000 njerëzve pasionantë, game-changers, nga më shumë se 150 vende në mbi 50 vende. Secili sjell inteligjencën, ndjeshmërinë dhe përvojën e tij çdo ditë. Webhelp investon tek njerëzit dhe mjedisin ku ata punojnë, sepse ata e dinë që kur njerëzit janë të lumtur, kjo ka një ndikim të fuqishëm tek ata, klientët e tyre dhe në biznesin e partnerëve të tyre. Webhelp beson se një biznes më njerëzor çon në një përvojë më të mirë të klientit. Webhelp është udhëheqësi evropian në industrinë e tyre, me të ardhura prej më shumë se 1,6 miliardë euro në vitin 2020 dhe synon të arrijë këto nivele edhe globalisht. Webhelp aktualisht është në pronësi të menaxhimit të saj dhe të GBL, një lider global i investimeve, që nga Nëntori 2019.

Për më shumë informacion vizitoni https://webhelp.com/your-region/albania

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0