Warren Buffett u refuzua nga Harvard dhe u bë pronar i kompanisë GEICO - Business Magazine Albania

Warren Buffett u refuzua nga Harvard dhe u bë pronar i kompanisë GEICO

Keni plane këtë fundjavë?  Kjo është një histori e cila tregon se si një lajm zhgënjyes ndryshoi jetën e Warren Buffett, duke e bërë të merrte një vendim të guximshëm dhe se si ky vendim i ndryshoi jetën. 

E gjitha filloi të Shtunën e janarit 1951, por për të dhënë kontekstin, duhet të shkojmë edhe një vit më parë.

Koha kur Buffett, 19 vjeçar, u diplomua nga kolegji me nota “të mira, por jo të shkëlqyera”, sipas librit të Alice Schroeder, “The Snowball” dhe pritej, me siguri, të pranohej në Harvard Business School.

Por, në pranverën e vitit 1950, ai mori lajmin e hidhur: një refuzim. Kjo bëri që Buffett të aplikonte në minutën e fundit në programin e Columbia University, ku ai u pranua aq vonë sa nuk mundi të merrte strehim në universitet. Ai mori me qira një dhomë në YMCA afër Penn Station.

Përveç faktit që ndodhej në New York, në qendrën e botës financiare, Columbia i ofroi Buffett një mundësi të artë, të jetonte në shtëpinë akademike të heroit të tij investues: Benjamin Graham, librin e të cilit, investitori inteligjent Buffett sapo e kishte lexuar .

“Koha që kalova në seminaret e Benit ishte një arritje personale dhe më nxiti shpejt të mësoja gjithçka që mundja për heroin tim”,- rrëfeu Buffett në letrën e tij 1995 drejtuar aksionerëve të Berkshire Hathaway.

Lexo: Teknologjia cloud po transformon shërbimet publike

Për shembull, ai zbuloi se Graham ishte kryetari i Kompanisë së Sigurimit të Punonjësve Qeveritarë, ose GEICO, e cila në atë kohë ishte një kompani e panjohur në një industri të panjohur për Buffett.

‘Trokiti në derë’

Kështu, të shtunën, janar 1951, ai bëri një zgjedhje të guximshme. Ai shkoi nga dhoma e tij në Penn Station dhe mori trenin e parë të ditës për në Uashington, ku ishte e vendosur selia e GEICO.

Aty, thotë Buffett, i ra derës derisa u shfaq një punonjës dhe e pyeti nëse ishte dikush në zyrë me të cilin mund të fliste.

Në fakt ishte Lorimer Davidson, një ekzekutiv i lartë i cili më vonë do të bëhej CEO i GEICO. Ai i dhuroi Buffett katër orë nga koha e tij pasi u bind se ishte student i Graham.

“Askush nuk ka marrë një kurs më të mirë gjysmë ditor për mënyrën se si funksionon industria e sigurimeve, ose për faktorët që lejojnë një kompani të shkëlqejë mbi të tjerët”,- kujton Buffett.

Buffett ishte aq i impresionuar nga modeli i GEICO (i cili kishte të bënte me marketingun direkt për konsumatorët me rrezik të ulët, në vend të agjentëve të sigurimeve), saqë kur u kthye në Omaha më vonë atë vit, ai u përqëndrua pothuajse ekskluzivisht te GEICO.

Nga teze Alice në 35 miliardë dollarë

Ndër të tjera, Buffett bëri shitjen e tij të parë të letrave me vlerë: 100 aksione të GEICO për tezen e tij Alice, e cila, kujton Buffett në një letër tjetër aksioneri, do të kishte blerë gjithçka që ai i sugjeronte.

Ai gjithashtu shkroi një kolonë të shkurtër për kompaninë për një botim kryesor financiar të ditës dhe filloi të blinte aksione të GEICO, 10,282 $ në total, para se ta shiste të gjithën me një fitim rreth 50% vetëm një vit më vonë.

Buffet është shprehur se duhej t’i kishte mbajtur, pasi do të kishin vlerë 1.3 milionë dollarë 20 vjet më vonë. Por, siç e di kushdo që ka ndjekur Buffett, ky është fillimi i historisë, jo fundi.

Buffett vazhdoi të blinte Berkshire Hathaway në vitet 1960 dhe më pas investoi në aksione GEICO, duke blerë përfundimisht të gjithë kompaninë në 1995. Vitin e kaluar, GEICO bëri 35 miliardë dollarë në biznes dhe së bashku me pjesët e tjera të operacioneve të sigurimeve të Berkshire janë pjesë e zotërimeve të Berkshire.

Ashtu si shumë histori të jetës së Buffett, historia e tij rreth GEICO bëhet gjithnjë e më mirë nga mënyra e tij e tregimit dhe sepse natyrisht, ne e dimë në thelb se si përfundon e gjitha: para, fuqi dhe status.

Lexo: Në letrën e fundit për aksionarët, Jeff Bezos shpjegon një mësim të thellë

Por, gjithashtu kjo histori shërben si frymëzim për këdo që fillon tani. 

Të mos marrësh atë që dëshiron mund të jetë një bekim i madh.

Sikur Buffett të ishte pranuar në Harvard, ka shumë të ngjarë që asnjë pjesë e kësaj historie të mos kishte ndodhur. 

Nëse njihni dikë, i cili sapo ka marrë një refuzim nga universiteti ku kishte aplikuar, thojini që ata e patën mundësinë e tyre dhe bëjini të pendohen për vendimin e marrë.

Ata nuk mund të thonë PO nëse kurrë nuk i pyet.

A mendonte Buffett me të vërtetë se do të ishte në gjendje të fliste me dikë në GEICO atë ditë në 1951? Të paktën ai ishte i gatshëm të provonte. Ndoshta mendoi se në rastin më të keq do të kishte një histori interesante për t’i treguar Graham herën tjetër që do të shiheshin në Columbia University.

Kjo është një ide për t’u marrë shembull. Provoni të trokisni në të paktën një derë çdo ditë.

Provoni masivisht gjërat në të cilat besoni.

Investimi i Buffett në 1951 në GEICO në moshën 20 vjeçare rezultoi në pothuajse dy të tretat e vlerës së tij neto. Ai e quan kompaninë “dashuria ime e parë e biznesit”, megjithëse mbase ky vend duhet të jetë për vetë konceptin e biznesit.

Pavarësisht nëse jeni të motivuar nga paratë, ose fama, ose rritja, ose shprehja artistike, ose diçka tjetër, gjeni gjënë, e cila ju motivon më shumë dhe punoni sa më shumë për të.

Gjeni diçka në këtë botë që ju e doni aq shumë sa donte Buffett 20-vjeçar Kompaninë e Sigurimit të Punonjësve Qeveritarë të Amerikës.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0