Në letrën e fundit për aksionarët, Jeff Bezos shpjegon një mësim të thellë - Business Magazine Albania

Në letrën e fundit për aksionarët, Jeff Bezos shpjegon një mësim të thellë

Bezos shpjegon pse qëllimi juaj duhet të jetë “krijimi i vlerës” dhe si ta bëni pikërisht këtë.

Asnjë nga letrat e Jeff Bezos nuk ishte më e famshme se ajo që shkroi në 1997.

Pikërisht në atë letër Bezos përcaktoi bindjen e tij se “një pjesë thelbësore e suksesit tonë do të jetë vlera që ne krijojmë për aksionerët për një kohë të gjatë”. Ishte po ky besim që nxiti vendimet e Bezos gjatë 24 viteve të fundit, duke qëndruar si një guidë udhëzuese gjatë jetës së tij. Në fakt, Bezos ia ka bashkangjitur atë letër çdo letre tjetër që është shkruar që nga ajo kohë.

Teksa Bezos i afrohet fundit të kohës së tij si CEO i Amazon, ai ka lëshuar letrën e tij të fundit pë aksionerët. Letra ka marrë vlerësime nga një mori kritikësh, shumë prej të cilëve theksojnë se ajo përmban një sërë mësimesh të thella. Ata kanë të drejtë dhe siç sugjeron Andrew Ross Sorkin i CNBC, ia vlen absolutisht të lexohet.

Ekziston një mësim shumë i thellë por edhe shumë i thjeshtë në letër, shumë i lehtë për t’u anashkaluar. Në të vërtetë, mund të jenë dy mësime. Sidoqoftë, megjithëse nuk duken të lidhura në sipërfaqe, janë të lidhura në një mënyrë të pashpjegueshme dhe ia vlen të eksplorohen.

Lexo: 10 mësimet më të rëndësishme në ekonomi dhe financa

Mësimi i parë është se në çdo përpjekje, qëllimi juaj duhet të jetë “të krijoni vlerë për të gjithë me të cilët bashkëveproni”. Kjo është një deklaratë e thjeshtë dhe një qëllim i lartë në të njëjtën kohë. I thjeshtë sepse, në fund të fundit, duhet të jetë qëllimi i çdo biznesi. Krijoni vlerë për ata që ju rrethojnë, klientët tuaj, punonjësit tuaj dhe aksionarët tuaj.

Megjithatë, shumë kompani e humbasin këtë koncept të thjeshtë sepse, siç rezulton, është mjaft i komplikuar. Le të marrim si shembull, mendimet e Bezos në lidhje me përgjegjësitë e Amazon për të bërë një punë më të mirë për punonjësit e tyre. Kompania është përballur me kritika të forta lidhur me ankesat se punonjësit e saj përballen me kushte të vështira të punës, më e rëndësishmja që shoferët e saj janë të detyruar të kryejnë nevojat në shishe plastike.

Letra e Bezos pranon se ndonëse mund të ketë mposhtur nxitjen për të bashkuar punëtorët në qendrën e shpërndarjes në Bessemer, Alabama, “është e qartë për mua se kemi nevojë për një vizion më të mirë se si të krijojmë vlerë për punonjësit, një vizion për suksesin e tyre.”

“Përkundër asaj që kemi arritur, është e qartë për mua se kemi nevojë për një vizion më të mirë për suksesin e punonjësve tanë”,- shkroi Bezos. “Ne do të jemi punëdhënësit më të mirë në botë dhe vendi më i sigurt i tokës për të punuar.”

Në mes të një milion pjesëve lëvizëse që mundësojnë operimin me sukses të një biznesi në madhësinë e Amazon, është e lehtë të harrosh shkëmbimin e vlerës që ndodh me miliona herë në ditë në nivel individual. Në fund të fundit, Amazon ka më shumë se një milion të punësuar.

Kjo na çon në mësimin e dytë dhe mbase më të rëndësishëm nga letra e Bezos:

-“Kjo është letra ime e fundit vjetore për aksionerët, si CEO i Amazon dhe kam një gjë të fundit me rëndësi të madhe që ndihem i detyruar ta them. Shpresoj që të gjithë punonjësit e Amazon ta kuptojnë me zemër. Të gjithë e dimë që veçantia – origjinaliteti – është i vlefshëm. Të gjithë jemi mësuar të ‘jemi vetvetja’. Ajo që unë vërtet ju kërkoj të bëni është të përqafoni dhe të jeni realist për faktin se sa energji duhet për të ruajtur këtë karakteristikë. Bota dëshiron që ju të jeni tipik, në një mijë mënyra, kjo ju ushtron presion. Mos e lejoni të ndodhë.

Është kaq e pabesueshme sepse është e vërtetë. “Bota dëshiron që ju të jeni tipik”. Kur Bezos filloi Amazon dhe u tregoi njerëzve për planin e tij për të shitur libra në internet, pyetja që zakonisht i bënin ishte “çfarë është interneti?”

Lexo: Trajnim – Shitjet Online

Bota tashmë kishte një mënyrë për të shitur libra, në dyqane, në rafte. Pse të mos e bënim vetëm në atë mënyrë? Sepse Bezos kishte një ide tjetër. Ai do të përfitonte nga shtrirja e internetit për të krijuar një vlerë të pabesueshme për klientët. 

-“Ne gjithmonë kemi dashur të jemi kompania me në qendër klientin”,- shkroi Bezos. “Ne nuk do ta ndryshojmë këtë. Është pikërisht ajo që na solli këtu.”

Bezos i referohet përsëri një letre të vitit 1997, ku ai foli për “fiksimin pas klientëve”. Krijimi i vlerës për klientët ka qenë prej kohësh një nga vlerat më të spikatura për Amazon dhe ka qenë një nga arsyet që kompania është kaq dominuese në jetën e kaq shumë njerëzve.

Doli të ishte një ide e mirë, por kishte një milion mënyra se si do të kishte qenë më e lehtë të ndiqte rrugën tipike. Sigurisht, nuk besoj se dikush mund të thotë që Amazon nuk ka krijuar një vlerë të jashtëzakonshme, me një vlerë tregu prej 1.7 trilionë dollarësh.

Thelbi i asaj që Bezos thotë është se nuk ishte e lehtë:

-“Bota gjithmonë do të përpiqet ta bëjë Amazon më tipike, ta sjellë në ekuilibër me mjedisin tonë. Do të duhet përpjekje e vazhdueshme, por ne mund dhe duhet të jemi më të mirë se kaq.”

E njëjta gjë vlen, për biznesin tuaj.

INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0