Volkswagen nis prodhimin e makinës elektrike

Volkswagen nis prodhimin e makinës elektrike


Në ceremoninë e fillimit të prodhimit të fabrikës në qytetin gjerman Zwickau, morën pjesë drejtori i Përgjithshëm i Volkswagen Herbert Dies dhe kancelarja gjermane Angela Merkel.

Në një fjalim, fragmentet e të cilave u publikuan në internet, Dies tha se modeli ID.3 do të sigurojë “një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e ‘e-mobilitetit”.

“Kjo do ta bëjë lëvizjen individuale të gjelbër të arritshme për miliona njerëz dhe është një pikë kthese për kompaninë tonë në rrugën drejt neutralitetit të klimës deri në vitin 2050”, shtoi Dies.

Modeli ID.3 pritet të nisë “pothuajse njëkohësisht” në tregjet europiane verën e ardhshme, me versionin bazë që kushton më pak se 30,000 euro në Gjermani.

Lexoni gjithashtu:

Merkel dëshiron të ndërtojë 1 milionë stacione për mbushjen e automjeteve elektrike deri më 2030

VW planifikon të nxjerrë “gati 70 modele elektrike të reja” deri në vitin 2028 dhe do të shpenzojë mbi 30 miliardë euro për të elektrizuar portofolin e automjeteve të saj deri në vitin 2023.

Kompania njoftoi javën e kaluar se të ardhurat nga shitjet e saj nga janari deri në shtator të këtij viti arritën 186.6 miliardë euro, me 6.9 për qind më shumë se e njëjta periudhë e vitit të kaluar.

Cnbc

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0