Merkel dëshiron të ndërtojë 1 milionë stacione për mbushjen e automjeteve elektrike deri më 2030
Përditësuar së fundmi: 03/11/2019

Merkel dëshiron të ndërtojë 1 milionë stacione për mbushjen e automjeteve elektrike deri më 2030

Share
nga Eridon Elshani
Nën 03, 2019
-Manages Business Mag Kosovo
lexo me teper >

Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se dëshiron të rrisë në mënyrë drastike numrin e stacioneve të automjeteve elektrike në Gjermani, për të inkurajuar shoferët të zëvendësojnë motorët e tyre me djegie të brendshme me automjete elektrike.

Ajo e tha këtë në fjalimin e saj të fundjavës, duke shtuar se dëshiron që Gjermania të ketë një milion stacione të tilla deri në vitin 2030.

Aktualisht Gjermania ka 20,000 stacione të automjeteve elektrike.

Merkel shtoi gjithashtu se edhe industria e automjeteve elektrike duhet të bashkëpunojë me qeverinë në këtë aspekt dhe kjo çështje do të diskutohet në një seancë qeveritare.

Lexoni gjithashtu:

Elon Musk lajmëron zgjerimin e kompanisë Tesla në vendet e Ballkanit

 

Në Gjermani, shumë fabrika prodhojnë makina elektrike, duke përfshirë Daimler, BMW dhe Volkswagen, e cila ka filiale të shumtë si Audi, Skoda dhe Porsche.

Reuters



Evente

Një hap drejt Suksesit!

Dhjetor 14, 2019
09:00 - 17:00