Volkswagen Beetle i rradhës mund të jetë me 4 dyer dhe 100% elektrik

Volkswagen Beetle i rradhës mund të jetë me 4 dyer dhe 100% elektrik


Volkswagen Beetle aktual, është versioni i 2 modern i ikonës së kompanisë gjermane. Në fakt, ai është i bazuar në platformën e Golf 6.

Kompania ndërkohë po punon për ndërtimin e Golf 8. Por, kjo nuk do të thotë se me 100% do të ketë edhe një Volkswagen Bettle të ri. Por, nëse kjo ndodh, do të jetë një revolucion i vërtetë.

Sipas një raporti të ri nga Autocar, Volkswagen është duke konsideruar një Bettle elektrik, dhe me 4 dyer. Ky informacion, bazohet në komentet e drejtuesit të Volkswagen, Herbert Diess, dhe Klaus Bischoff, drejtues i dizajnit brenda kompanisë. Ata janë shprehur se një Volkswagen Beetle elektrik është i mundur. Por, më parë duhet të prezantohen disa makina të rëndësishme elektrike për kompaninë.

volkswagen beetle

Revista britanike insiston se Bischoff ka disa vizatime që duket të jenë të Volkswagen Beetle të rradhës. Por duhet të presim edhe disa kohë deri sa kjo të ndodhë. Rreth 2 ose 3 vite ndoshta. Ndërkohë, Volkswagen do të fokusohet në ndërtimin e makianave elektrike të zakonshme, pa ndonjë simpolikë të veçantë, siç është Bettle.

“Detyra jonë është t’i japim drejtim makinave masive. Këto makina kanë teknologji shumë të komplikuar, dhe nëse bën shumë, krijohet një mbingarkesë. Kështu, pas kësaj, ne mund të fillojmë të shohim për makina pak më “egzotike”. – u shpreh Bischoff për Autocar.

Nëse merret drita jeshile, ajo do të jetë e bazuar në platformën MEB, e krijuar vetëm për makinat elektrike. Kjo arkitekturë do të krijojë goxha hapësirë. Kjo do t’a lejojë kompaninë që të ruajë stilin ikonik, duke lënë hapësirë gjithashtu për komfort dhe hapësirë të brendshme. Diçka tjetër pozitive, është edhe mundësia e kthimit të RWD (rear wheel drive/rrotat e pasme aktive) tek Beetle, si dikur.

“Nëse sheh MEB, “wheelbase” më e shkurër është ajo e Volkswagen ID. Nëse vendos Bettle, në vend të saj, gjithçka vazhdon të jetë tepër funksionale dhe komode. Ashtu si me të vërtetë duhet të jetë. Kështu që, mund të jetë një makinë tepër atraktive.”

Burimi: Motor1

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0