Vladimir Vuliç, drejtor programi i Spark.me - Business Magazine Albania

Vladimir Vuliç, drejtor programi i Spark.me


Vladimir, i njohur me emrin Vanja për miqtë e tij, është një nga pionerët e sipërmarrjes së internetit në Mal të Zi. Vanja është një konsulent menaxhimi, inovacioni dhe i mediave sociale.

Ai është Drejtori i Programit ‘Spark.me,’ një nga konferencat më të mëdha të teknologjisë/biznesit të Europës Juglindore. Konferenca organizohet në Budva, Mal të Zi nga Domain.ME, një kompani private në ngarkim të domainit kombëtar të internetit tё Malit të Zi -.ME.

Gerti: Përshëndetje. Unë jam këtu me Drejtorin e Programit të konferencës SPARK.ME Vladimir Vuliç, ose Vanjan siç njihet nga miqtë për të thënë disa fjalë për fansat tanë të Business Magazine në Shqipëri.

Vanja: Shumë falemnderit. Ndihem shumë i gëzuar të kemi Business Magazine Albania si partnerin tonë mediatik në konferencës SPARK.ME në Mal të Zi.

Ishin dy ditë fantastike këtu në Budva, Mal të Zi dhe sinqerisht shpresoj se do të kemi më shumë pjesëmarrës që do të vijnë nga Shqipëria në SPARK.ME 2017. Shihemi vitin e ardhshëm

Për më shumë informacion klikoni: www.spark.me

 

/Artikulli u publikua më parë në faqen 28 të numrit 11 të revistës Business Magazine Albania. Business Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 11 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0